Lobing nė Parlament pėr pjesėmarrje nė reformat e arsimit tė lartė

Data 21-02-2005 4:03:12 | Tema: Lajme


Qeveria Studentore nė Shqipėri ka vendosur t’i kėrkojė reformat nė arsim


Tiranė, 21 SHKURT- Parlamentit krijimin e ligjeve tė cilat mundėsojnė pjesėmarrjen e studentėve nė procesin e reformave tė arsimit tė lartė. Reforma qė deri tani janė bėrė vetėm nga specialistė qė kanė mbaruar studimet e larta, pa dėgjuar propozimet e atyre qė janė pėr momentin duke studiuar nėpėr shkollat e larta shqiptare dhe ideja ėshtė hedhur gjatė njė takimi katėrditor me pėrfaqėsues tė studentėve nga gjithė Evropa Juglindore, i cili kishte pėr qėllim ngritjen e njė rrjeti tė pėrbashkėt pune dhe shkėmbimi eksperiencash
“Njė nga vendimet qė u mor nė kėtė takim ishte lobimi nė Kuvendin e Shqipėrisė me qėllim krijimin e hapėsirave ligjore qė garantojnė pjesėmarrjen e komunitetit studentor nė procesin e reformave nė arsimin e lartė nė pėrgjithėsi dhe nė ato nė kuadėr tė Procesit tė Bolonjės nė veēanti”, -deklaroi pėr mediat zėdhėnėsi i Qeverisė Studentore Shqiptare, Dritan Nelaj. Por para kėsaj, ėshtė menduar tė bėhet diēka tjetėr: hapja e njė fushate tė gjerė informimi pėr studentėt “qė ata tė ndėrgjegjėsohen pėr rėndėsinė e pėrfshirjes nė proceset vendimmarrėse tė institucioneve tė arsimit tė lartė”.

Nga:E.Spaho




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=150