Pėrfaqėsues tė Akademisė sė Shkencave tė Bullgarisė nė USHT

Data 05-12-2007 3:59:56 | Tema: Lajme

TETOVĖ, 4 DHJETOR - Njė delegacion i Akademisė sė Shkencave tė Bullgarisė (ASHB), ka vizituar Universitetin Shtetėror tė Tetovės. Ky delegacion i udhėhequr nga prof. dr. Dimitar Gocev dhe i shoqėruar nga ekselenca e tij, ambasadori i Bullgarisė nė Shkup, Miho Mihov, tė martėn, ėshtė pritur nga Rektori i USHT-sė, prof dr. Sadi Bexheti, prorektorėt prof. dr. Agim Shabani dhe prof dr. Hamit Mehmeti dhe kryetari i senatit prof. dr. Lutfi Istrefi.


Temė e takimit ka qenė bashkėpunimi i USHT-sė me institucionin mė tė lartė shkencor nė Bullgari, ASHB-nė. Rektori Bexheti, gjatė takimit ka bėrė prezantim tė USHT-sė, duke vėnė theks tė vecantė nė projektet qė kanė pėr synim realizim nė tė ardhme. Ndėr kėto projekte, Rektori Bexheti ka potencuar zhvillimin dhe avancimin shkencor tė ligjėruesve tė USHT-sė, pasurimin e fondit tė literaturės nė bibliotekėn e USHT-sė, si dhe projektet e pėrbashkėta tė financuara nga Bashkimi Evropian, tė cilat kanė karakter tė bashkėpunimit regjional.

“Si universitet i ri qė jemi, ne tentojmė qė tė pėrfitojmė nga pėrvojat institucioneve arsimore dhe shkencore mė me traditė, si nė vend ashtu edhe jashtė vendit. Nė interes tė pėrbashkėt do tė ishte bashkėpunimi jonė me ASHB-nė, prej ku pėrvec pėrvojės dhe shkencės, studiuesve tonė do t’u jepej mundėsi pėr krijimin e hapėsirave pėr realizime profesionale”, ka thėnė gjatė takimit Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti. Ndėrkaq nga ana e ASHB-sė, ka folur prof. dr. Dimitar Gocev duke potencuar rėndėsinė e bashkėpunimit ndėrmjet ASHB-sė dhe USHT-sė.

“Si historian di tė them se shqiptarėt dhe bullgarėt kanė jetuar si fqinjė tė mirė sė bashku nė tė kaluarėn, duke u ndihmuar edhe nė ditėt mė tė vėshtira gjatė robėrimit osman. Ne sot jemi nė njė tryezė dhe si fqinj tė mirė jemi tė gatshėm tė ndihmohemi nė aspekt shkencor dhe arsimor” ka thėnė Gocev.
Tė dyja palėt kanė rėnė dakord qė bashkėpunimi tė vazhdojė nė tė ardhmen dhe tė formalizohet me njė marrėveshje pėr bashkėpunim. Nė takim kanė marrė pjesė edhe dekani i fakultetit filozofik prof. dr. Myqereme Rusi, prof. dr. Fejzulla Shabani, ndėrsa nė delegacionin bullgar kanė qenė tetė shkencėtarė, profesorė nė universitete tė ndryshme tė Bullgarisė.




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1522