Besiana Mehmedi pėrfaqėson kėngėn e trojeve shqiptare tė Maqedonisė dhe USHT-nė nė Festivalin e RTSH-sė

Data 10-12-2007 4:20:00 | Tema: Lajme


TETOVĖ, 10 DHJETOR- Nė datat 14, 15 dhe 16 dhjetor organizohet Edicioni 46-tė i Festivalit tė Radio Televizionit Shqiptar, manifestimi mė i madh i kėngės, i cili kėtė vit do tė mbėshtjelle njė numėr tė madh kėngėtarėsh tė zėshėm tė muzikės shqiptare. Pas prezantimit tė kėngėve nė dy netėt e para tė festivalit, nė natėn finale tė 16 dhjetorit do tė shpallet edhe fituesi i festivali i cili do tė merr pjesė nė festivalin e kėngės evropiane Evrovizion.


Drejtor artistik i festivalit ėshtė Edmond Zhulali, regjisor Pali Kuke, prezantues janė Piro Ēako dhe Elsa Lila. Nė konkurrencė janė pėrfshirė kėngėtarė tė cilėt do tė interpretojne 'live" duke e bėrė kėshtu festivalin mė madhėshtor: Manjola Nallbani, Mariza Ikonomi, Rovena Dilo, Kozma Dushi, Mira Konci, Redon Makashi, A. Hadergjonaj etj. Kėngėtarja Besiana Mehmedi, njėkohėsisht asistente nė Fakultetin e arteve, programi studimor Art muzikor pranė USHT-sė, kėtė vit pėrfaqėson Universitetin Shtetėror tė Tetovės si dhe kėngėn e trojeve shqiptare tė Maqedonisė nė Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar, edicioni i 46-tė.

Besiana Mehmedi nė kėtė festival konkuron me kėngėn "Di tė jetoj" me tekst tė Qani Mehmedit, muzikė e orkestrim te Korab Shaqirit. Kėnga ėshtė me tingėllime shumė etnike dhe me nota shumė optimiste, njė kėngė qė i kushtohet tė "bardhės " dhe " tė zezės" nė jetė dhe kurajon pėr tė pėrballuar sfidat jetėsore. “Me satisfaksion tė veēantė, shpresoj qė sė bashku me studenten e USHT- sė, Besarta Murtezani dhe katėr balerinėt e Arianit Sukniqit do tė arrijmė tė japim nje performancė qė do tė jetė pėrfaqėsim dinjitoz i kėngės shqiptare tė Maqedonisė” u shpreh Besiana Mehmedi.



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1526