USHT-sė i mungojnė doktorėt

Data 25-12-2007 9:27:36 | Tema: Lajme


Shkup, 24 dhjetor - Gjatė vitit tė ardhshėm do tė shpallet konkurs pėr pranimin e kuadrit arsimor nė Universitetin Shtetėrorė tė Tetovės (USHT), mirėpo krahasuar me vitin qė po e lėmė pas, do tė kėrkohet numėr mė i vogėl i tė punėsuarve. Kėshtu ka informuar rektori Sadi Bexheti, duke shtuar se punėsimet e reja do tė jenė nė Fakultetin e Mjekėsisė, Gazetarisė dhe Turizmit.
"Pėrafėrsisht, mendoj se kėrkesa do tė jetė pak mė e vogėl krahasuar me kėrkesat e deritanishme, ngase nuk kemi kuadėr. Flas pėr profesorė, qė kanė mbaruar doktoratura", njofton rektori Bexheti. Ai paralajmėron se nė vitin e ardhshėm, primare do tė jetė ndėrtimi i objektit pėr Fakultetin Juridiko-Ekonomik, pėr tė cilin janė siguruar 6 milionė euro. Sipas tij, viti qė po e lėmė pas, do tė ngelet nė historinė e Universitetit Shtetėror tė Tetovės si shumė i rėndėsishėm, ngase siē thekson Bexheti, shumė punė janė pėrfunduar pikėrisht nė kėtė vit, duke filluar nga akreditimi i tė gjitha fakulteteve, si dhe legalizimi i tė gjithė studentėve.

"E veēantė ėshtė se janė realizuar 230 punėsime tė reja, si dhe realizimi i planit hapėsinor nė Universitetin e Tetovės. Tė gjitha kėto janė rezultate tė mėdha, qė nė historikun e USHT, mendoj se nuk do tė pėrsėriten nė tė ardhmen. Thėnė nė pėrgjithėsi, viti 2007 ka qenė shumė i shkurtėr, ngase shumė punė tė mėdha janė kryer pikėrisht nė kėtė vit, duke filluar nga akreditimi i tė gjitha fakulteteve, ndėrsa nuk kemi mė studentė tė pa akredituar", thotė Bexheti, duke informuar se gjatė vitit tė ardhshėm, planifikohet edhe hapja e projekteve urbanistike detale.
Rektori Bexheti ka informuar se edhe nė vitin 2008 do tė punohet nė vazhdimėsi, me qėllim pėr t'u ofruar studentėve kushte sa mė tė mira studimore.

Nga: Hajrie AZEMI




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1539