Pezull part-time, MASH-i refuzon programet e universiteteve

Data 25-01-2008 9:03:52 | Tema: Lajme

Tirane, 25 JANAR - Sistemi part-time nuk ka shanse tė ēelet as pėr muajin janar. Kjo vonesė ėshtė e pajustifikueshme nga fakultetet dhe studentėt e interesuar. Pėr tė dytėn herė, Ministria e Arsimit kthen mbrapsht programet e studimet e paraqitura nga universitetet. "Diploma e part-time duhet tė jetė e barasvlefshme me atė tė full-time, ndaj programet duhet tė jenė tė plota pėr kėtė sistem". Kėshtu ka deklaruar drejtoresha e arsimit tė lartė nė MASH, Elida Hoxha. Sipas saj, programet e universiteteve nuk janė tė sakta, ndaj i kemi kthyer sėrish. "Ministri ka vendosur datėn 31 janar si afatin e fundit tė dorėzimit tė tyre, nė tė kundėrt part-time mund tė mbyllet", tha Hoxha. Shkollimi nė kėtė sistem ka kaluar ēdo lloj afati kohor tė aplikuar deri tani nė nisjen e studimeve. Ndėrsa studentėt e ditės kanė filluar shkollėn mė tetor, ato tė part-time nuk dihet se kur mund ta nisin. Aktualisht ēdo fakultet ka shpallur datat e provimeve tė sezonit tė parė. Kėshtu, nėse hapet part-time do tė jetė njė semestėr me vonesė.
Por MASH-i ka plane tė tjera pėr kėtė sistem tė rrisė vitet e shkollės. Nėse njė student i ditės diplomohet pėr pesė vjet, nė bazė tė Bolonjės, njė i part-time mund tė diplomohet pėr 7 vjet. Burimet saktėsojnė se ministria e gjykon si tė padrejtė qė diplomat tė jenė tė njėjta pėr njė student qė shkon nė shkollė 5 ditė nė javė, me njė tjetėr qė shkon vetėm dy ditė nė javė. Sipas sistemit tė Bolonjės, njė lėndė ka numėr tė caktuar kreditesh. Pėr njė vit akademik, studenti i part-time, ashtu si i full-time, duhet tė marrė 60 kredite. I vetmi ndryshim mes kėtyre studentėve ėshtė koha qė rrinė nė universitet. Part-time, mėsim nė fundjavė. Full-time mėsim nga e hėna nė premte. "Programet e studimit tė part-time janė tė njėjta me ato tė formės sė studimit me kohė tė plotė, prandaj ato do tė kenė tė njėjtėn numėr kreditesh dhe ndryshimi ėshtė se do tė ketė zgjatje tė viteve pėrderisa tė arrijnė kreditet e nevojshme pėr pėrfundimin e kėtyre programeve tė studimit". Kėshtu thuhet nė relacionin e KALSH-it. Pra, studentėt e part-time rrezikojnė tė qėndrojnė nė universitet pėr njė kohė mė tė gjatė. Por, gjithsesi, kėto janė vendime qė i merr vetėm Kėshilli i Ministrave. Para se tė paraqesė vendimin nė qeveri, Ministria e Arsimit insiston qė fakultete tė rishikojnė kurrikulėn dhe planet mėsimore. Por, nga ana tjetėr, nėpėr fakultete ka organe kolegjiale ende tė pakonstituara. Pra, ende s‘janė mbledhur senatet dhe kėshillat e reja tė fakulteteve. Janė pikėrisht kėto organe qė duhet tė hartojnė programet pėr part-time.




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1559