Pa maturė s'ka fakultet

Data 28-01-2008 5:42:44 | Tema: Lajme

Shkup, 26 janar - Nėse nxėnėsit qė mbarojnė arsimin e mesėm nuk kalojnė maturėn shtetėrore, atėherė nuk do tė mund tė regjistrohen nėpėr fakultete dhe do tė duhet tė presin, qė ti nėnshtrohen provimit pas njė viti.
Nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės njoftojnė se maturantėt nė qershor, kur edhe ėshtė caktuar matura shtetėrore duhet tė jenė tė pėrgatitur pėr materialin, qė kanė mėsuar gjatė katėr viteve nė shkollė tė mesme. Nė tė kundėrtėn, thekson zėdhėnėsja Drita Mamuti, do tė duhet tė humbin njė vit studime, respektivisht tė presin gjeneratėn e ardhshme pėr t'ju nėnshtruar pėrsėri provimeve tė maturės shtetėrore. Ajo thotė se afati pėr paraqitjen e maturantėve pėr t'ju nėnshtruar maturės shtetėrore ka qenė deri mė 15 janar, ndėrsa nga mesi i janarit deri nė fund tė muajit udhėheqėsit e shkollave tė mesme duhet tė mbajnė evidencėn e maturantėve tė paraqitur, qė mė pas MASH-i ta ketė numrin e pėrgjithshėm tė maturantėve, qė do ti nėnshtrohen provimeve tė maturės shtetėrore. Sipas saj, matura shtetėrore ėshtė paraparė tė realizohet pėrmes dy afateve, mirėpo nė afatin e dytė nuk do tė mund tė paraqiten nxėnėsit qė nuk janė paraqitur nė afatin e parė.
"Mund tė paraqiten tė gjithė maturantėt nė afatin e parė, ndėrsa nė afatin e dytė vetėm nxėnėsit, tė cilėt pėr shkaqe shėndetėsore, ose shkaqe tė arsyeshme nuk kanė mundur tė marrin pjesė nė afatin e parė, si dhe ata qė nuk do ta kalojnė maturėn shtetėrore nė afatin e parė", shprehet Mamuti.
Matura shtetėrore ėshtė e domosdoshme pėr tė gjithė ata nxėnės qė dėshirojnė tė vazhdojnė arsimin sipėrorė, ndėrsa nxėnėsit qė nuk vazhdojnė studimet do ti nėnshtrohen maturės shkollore. Pėr ēdo lėndė janė pėrfshirė detyrat me zgjedhje shumė anėtarėsh, me pėrgjigje tė shkurta ose me plotėsime, nė matematikė maturantėt do tė hasin detyra, nė tė cilat ėshtė sqaruar e gjithė procedura e zgjidhjes, derisa nė gjuhėn amtare dhe gjuhėn e huaj do tė kenė detyra tė llojit tė esesė. "Maturantėt qė nė qershor nuk do ti arrijnė pikėt e nevojshme pėr regjistrim nė fakultete, do tu jepet rast qė gjatė vitit tė ardhshėm ti nėnshtrohen maturės shtetėrore. Gjithashtu edhe nxėnėsit, qė kėtė vit do ti nėnshtrohen maturės shtetėrore dhe nuk janė tė kėnaqur me rezultate do tė mund vitin e ardhshėm pėrsėri ti nėnshtrohen maturės shtetėrore", sqaron Mamuti, pėr tė shtuar se "nėse maturantėt pėrmes maturės shtetėrore nuk arin pikėt e nevojshme pėr regjistrim nė fakultet do tė presin edhe njė vit pėr studime".

Nga: Hajrie AZEMI



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1563