Drejtuesit, shoqėria civile pėrfshihet nė universitete

Data 31-01-2008 7:19:28 | Tema: Lajme

TIRANĖ, 31 JANAR - Senati i ri i Universitetit Bujqėsor tė Kamzės ėshtė konstituar dje nė prezencė edhe tė ministrit tė Arsimit, Genc Pollo. Gjatė kėtij takimi Pollo ėshtė ndalur te struktura mė e re qė do tė ngrihet pranė universiteteve, Kėshilli i Administrimit. Sipas tij, rektori dhe dekanėt duhet tė bashkėpunojnė fort me pėrfaqėsuesit e kėshillit pėr ēėshtjet financiare tė universitetit.

Pas zgjedhjeve nė universitete, ministri i Arsimit u ka kushtuar njė rėndėsi tė veēantė shkollave tė larta duke qenė prezent nė ēdo senat tė ri tė mbledhur nė universitetet e Tiranės. Gjatė ceremonisė nė Universitetin Bujqėsor, ai bėri tė ditur se "Kėshilli i Administrimit ėshtė njė organ i pėrbėrė nė shumicė nga pėrfaqėsues universitarė, por edhe me pjesėmarrjen e pjesės tjetėr tė shoqėrisė, pėr njė zhvillim tė njė dialogu midis tempullit akademik dhe pjesės tjetėr tė shoqėrisė, tė kėrkuar, jo vetėm te ne, por edhe nė tė gjithė Evropėn". Sqarimi u bė pasi tri ditė mė parė u deklarua se do tė amendohej ligji pėr arsimimin e lartė dhe pikėrisht neni pėr Kėshillin e Administrimit. Nė bazė tė njė kėrkese tė bėrė nga rektorėt e rinj tė universiteteve, Kėshilli i Administrimit nuk do tė ketė nė dorė vendimmarrjen pėr financat e shkollave tė lartė por thjesht do tė jetė strukturė kėshilluese. Kreu i Parlamentit, Jozefina Topalli, ka pranuar kėrkesėn, ndaj edhe buxheti i universitetit do tė menaxhohet nga rektori dhe jo nga Kėshilli i Administrimit siē ėshtė tani me ligj. Nė bazė tė ligjit tė arsimit, Kėshilli i Administrimit pėrbėhet nga: anėtarė tė personelit akademik, sė paku me gradė shkencore, tė zgjedhur drejtpėrdrejt nga personeli akademik i ēdo njėsie kryesore tė institucionit; anėtarė tė caktuar nga ministri i Arsimit dhe Shkencės, pėrfaqėsues nga fushat e shkencės, ekonomisė, kulturės, autoritete tė pushtetit qendror dhe vendor; njė anėtar, pėrfaqėsues i zgjedhur nga kėshilli i studentėve tė institucionit. Numri i anėtarėve ėshtė nė varėsi tė kapacitetit akademik tė ēdo universiteti publik.

Po kėshtu, para senatorėve tė rinj tė Bujqėsorit, ministri i Arsimit ka folur edhe pėr investimet. Sipas tij, UBT-ja ishte njė nga tre universitetet qė pėrfitoi nga projekti UNILAB 2007 pėr furnizimin e kėtij universiteti me kabinete informatike, projekt qė pritet tė zhvillohet edhe kėtė vit. Ky projekt synon pajisjen e universiteteve me laboratorė mėsimorė qė janė mjaft tė kushtueshėm dhe deri tani kanė munguar, duke penguar zhvillimin e orėve praktike.(SHQIP)





Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1570