USHT preferon prezantimin nė shkolla

Data 12-04-2008 3:54:07 | Tema: Lajme


TETOVĖ, 12 PRILL- Universiteti Shtetėror i Tetovės (USHT) ka filluar fushatėn e prezantimit tė mundėsive studimore nė shkollat e mesme tė vendit. Fushata ka pėr qėllim ti njoftojė studentėt e ardhshėm me mėnyrėn studimeve, fakultetet dhe programet studimore.
Rektori i USHT-sė, Sadi Bexheti thotė se tani mė kanė prezantuar mundėsitė nė dy shkolla tė mesme dhe sipas planit pėrfshihen tė gjitha, ndėrsa theks i veēantė u kushtohet paraleleve me mėsim nė gjuhėn shqipe. Bexheti shprehet se pėrmes prezantimeve nxėnėsit kanė rast tė pyesin pėr ēdo gjė qė u intereson lidhur me Universitetin dhe u jepet menjėherė pėrgjigje.
"Ne insistojmė tė kemi kontakte direkt me nxėnėsit qė mbarojnė arsimin e mesėm. E rėndėsishme ėshtė qė studentėt e ardhshėm qė do tė zgjedhin Universitetin Shtetėror tė Tetovės ti posedojnė paraprakisht tė gjitha informacionet pėr mėnyrėn e studimeve. Ata gjatė vizitave do tė njoftohen nė detaje, me provimin shtetėrorė, drejtimet, fakultetet dhe studimet programore", thekson rektori
Ndėrkohė, studentėt e ardhshėm pėrveē prezantimeve nėpėr shkolla do tė kenė rastin tė informohen pėr universitet shtetėrore dhe private edhe pėrmes manifestimit tradicional "Ditėt e karrierės - Arsimi investim nė tė ardhmen", qė fillon nga 17 prilli nė Shkup.
Ndėrkaq, pėr USHT-nė forma mė e mirė e informimit tė studentėve nuk janė panairet, por shkollat, pasi sipas drejtuesve tė kėtij institucioni ekziston bindja se studentėt shqiptar pak e vizitojnė panairin e arsimit nė Shkup.
"Kėshilli i rektoratit vendosi qė mos tė marrim pjesė nė Panairin e organizuar, ngase nxėnėsit mė mirė mund tė informohen gjatė vizitave nėpėr shkolla tė mesme. E rėndėsishme ėshtė qė studentėt e ardhshėm njoftohen me detaje pėr vazhdimin e studimeve nė USHT", sqaron rektori i USHT-sė, Sadi Bexheti.
Manifestimi Ditėt e arsimit dhe karrierės ėshtė mirėpritur edhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės. "Shpresojmė se tė gjithė nxėnėsit e shkollave tė mesme do tė shfrytėzojnė rastin tė informohen pėr arsimin e lartė, por edhe ata qė mbarojnė arsimin fillorė me atė tė mesėm nė manifestim tradicional", thotė zėdhėnėsja nė Ministrinė e Arsimit Drita Mamuti.

Nga: Hajrie AZEMI



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1638