Kryetarit tė USSH-sė, i humbin gjurmėt nė policinė maqedonase

Data 21-04-2008 2:19:43 | Tema: Lajme


SHKUP, 21 PRILL - Kryetarit tė Unionit Studentorė tė Shqiptarėve (USSH) Petrit Nimani tė dielėn i kanė humbur gjurmėt nė vendkalimin kufitar Jazhincė, nė kufirin mes Kosovės dhe Maqedonisė, ku ėshtė ndaluar nga policia maqedonase. Sipas informacioneve deri te tė cilat arriti gazeta “Lajm”, Petriti ėshtė ndaluar nga policia kufitare e Maqedonisė, rreth orės 8 tė mėngjesit, nė pikėn kufitare tė Jazhincės nėn dyshimin se mban kontakte me njerėz tė Armatės Kombėtare Shqiptare dhe tė FKBSH-sė. Jozyrtarisht lajmin e kanė bėrė tė ditur disa policė kufitarė, por zėdhėnėsi i policisė maqedonase, Borēe Peshevski, nuk ka mundur ta konfirmojė kėtė.
“Nuk kam tė dhėna se ndonjė kosovar ėshtė arrestuar nga policia maqedonase”, ka thėnė Peshevski. Prej kėtu, dyshohet se policia e ka transferuar nė Shkup, i shoqėruar prej njerėzve tė sigurimit tė shtetit. Kjo ėshtė edhe pika mė kritike e ngjarjes, pasi nė Ministrinė e punėve tė Brendshme thonė se nuk dinė asgjė. Kjo pėrgjigje u jepet edhe institucioneve tė Kosovės, kurse i vėllai i tij Artan Nimani, pohon se Petriti i kishte telefonuar nė orėn 8 e 30 minuta pėr t’i treguar se ėshtė ndaluar nga policia kufitare e Maqedonisė dhe se mbahet nė njė zyrė barake tė kufirit, nė pritje tė dėrgimit pėr nė Shkup. Pas kėsaj, dy vėllezėrit humbasin kontaktet. “Vetėm e dimė se ėshtė i ndaluar dhe se mbahet diku prej sigurimit tė shtetit”, thotė Artani. Situata bėhet ende mė e rėndė, pėr shkak tė informacioneve kthyese qė marrin institucionet kosovare nga pala maqedonase. “Kemi informuar tė gjitha institucionet kompetente tė Kosovės edhe zyrėn e kryeministri, mirėpo nga Maqedonia thonė se nuk dinė asgjė pėr arrestimin e Petritit”, thotė Artani, i cili ishte dėgjuar personalisht me Petritin, nė orėn 8 e 30. “Mė tha se e kishte ndaluar policia kufitare, pasi do tė vinin ta merrnin prej Shkupit, disa njerėz tė sigurimit tė shtetit”, ka deklaruar pėr “Lajm”, Artan Nimani. Vėllai i Petrit, thotė se ėshtė munduar tė vendosėn pėrsėri kontakte me tė. “E provoj nė numrin e tij tė celularit, prej nga mė telefonoi nė mėngjes. Bie zilja, por askush nuk e merr telefonin”, pohon ai. Petriti, sipas tė vėllait ishte nisur pėr nė Tetovė, pėr tė dhėnė provimin e fundit nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės, ku ėshtė student nė Fakultetin e Drejtėsisė. Nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė (MPB) mohuan tė kenė informacione rreth ndalimit tė Petrit. “Pyetėm nė pikėn kufitare tė Jazhincės se mos ka ndodhur ndalimi i dikujt, mirėpo na thanė se jo”, u pėrgjigj Borēe Peshevski, pėrgjegjės i zyrės pėr komunikim me opinionin pranė MPB-sė. Ai, nuk dha informacion nėse Pertit Nimani ėshtė ndaluar nė ndonjė vend tjetėr tė territorit tė Maqedonisė, pasi Jazhinca mendohet tė jetė pika kufitare mė e mundshme e ndalimit. “Petriti, zakonisht kalonte nėpėr Jazhincė, pasi qė aty ėshtė mė afėr Tetova, ku shkonte shpesh pasi ėshtė student nė USHT dhe pasi ėshtė kryetar i Shoqatės sė Studentėve Shqiptar”, thotė Artani.

Nga: Laura Papraniku



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1650