USHT promovoi konkursin

Data 21-04-2008 9:39:35 | Tema: Lajme


TETOVĖ, 21 PRILL -Nė amfiteatrin e Rektoratit tė USHT-sė u mbajt konferencė pėr shtyp.
Me kėtė rast ėshtė prezantuar konkursi pėr regjistrimin e studentėve tė rinj pėr vitin akademik 2008/2009. Rektori i USHT-sė Sadi Bexheti foli pėr tė arriturat e universitetit, ofertat me tė reja dhe kushtet e kėtij institucioni tė lartė arsimor. Mes tė tjerave pėrmendi se kėtė vit nė ciklin e dytė tė studimeve do tė hapen edhe tre programe studimore tė reja gjegjėsisht gjuha italiane nė kuadėr tė fakultetit filologjik dhe mjekėsi e pėrgjithshme dhe stomatologji nė kuadėr tė fakultetit tė shkencave mjekėsore.
Nė opinion, u krijua pėrshtypja se gjatė kėtij viti, USHT po vonohet me shpalljen e konkursit, por Qufli Osmani, pėrgjegjės i zyrės pėr regjistrim nė kuadėr tė USHT-sė tha se konkursi nuk ėshtė i vonuar po janė disa afate kohore qe duhet tė merren para sysh nė konkurs me faktin qė tė njėjtat i obligon ligji pėr arsim sipėror tė obligueshėm. ”Megjithatė, edhe nė vitin e kaluar promovimi i konkursit u bė mes majit po gjatė kėtij viti,kjo ndodh edhe pėr shkak te ndryshimeve qe sjell shkollimi i mesėm i obligueshėm. Ndėrkaq, dua tė theksoj se konkursin dhe afatet e regjistrimit i kemi akorduar edhe me universitetet tjera shtetėrore dhe private” deklaroi Osmani. Ai nuk deshi tė manipulojė me numrin e studentėve qė pritėt tė regjistrohen gjatė vitit akademik 2008\2009 me qė sipas tij, shifrat e sakta do tė thuhen pas afatit tė fundit regjistrues.

Ndėrkaq, Rektori Bexheti foli edhe pėr Fakultetin e mjekėsisė.”Fakulteti i mjekėsisė ėshtė njė kėrkesė e kamotshme dhe po e realizojmė me njė kuadėr dhe kushte tė mirėfillta”, tha Bexheti. Ai nėnvizoi se tash mė kanė krijuar pėrgatitje adekuate edhe nė aspekt tė kuadrit tė nevojshėm dhe hapėsirės nė kėtė fakultet dhe se tash mė i kanė pėlqimet nga tė gjitha nivelet e duhura. Interesimi pėr kėtė fakultet ėshtė i madh ndėrsa nė tė njėjtin pritet tė ligjėrojnė emra tė njohur tė profesorėve nga vendi dhe jashtė. Sipas Bexhetit nė kėtė fakultet do tė pranohen 50 student, me qėllim qė tė mos ketė tepricė tė kuadrove.



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1652