Ekipi i USHT-sė zė vendin e parė nė SPORTFEST 2008, Turqi

Data 23-05-2008 9:38:00 | Tema: Lajme

TURQI - Nga data 14 deri mė 19 maj, nėn organizimin e Universitetit Bogaziēi u mbajt “Sportfest 2008” njė garė ndėrkombėtare nė mė shumė sporte, e 28-ta me radhė e organizuar.
Ishin pikėrisht studentėt e USHT-sė, ata qė pėrfaqėsuan Maqedoninė nė kėto gara sportive edhe atė nė futboll tė madh, nė kategorinė e meshkujve, volejboll, nė tė dy kategoritė, atė tė meshkujve dhe tė femrave.


Volejbollistė e USHT-sė, Habil Ajeti, Naim Abazi, Flaurent Islami dhe Besim Rexha arritėn tė zėnė vendin e parė pas 5 ndeshjeve tė fituara radhazi. Ata nė finale mundėn ekipin zviceran tė St.Gallenit.
Edhe ekipi i femrave nė volejboll i pėrbėrė nga Teuta Rexha, Arta Huseini, Ivana Zafirovska dhe Marjana Jovanovska arritėn nė piedestal duke zėnė vendin e dytė. Edhe ekipi i futbollit arriti rezultate tė lakmueshme, duke u pozicionuar si i 4-ti nė konkurrencė prej mė shumė se 15 ekipe.
Udhėheqės tė trupės sportive nga Universiteti Shtetėror i Tetovės ishin profesorėt Fadil Mahmuti dhe Miftar Zyberi. Ata u shprehėn shumė tė kėnaqshėm nga rezultatet e arritura nė kėtė garė ndėrkombėtare ku USHT-ja arriti qė nė 3 sporte konkurruese tė zė vendin e parė (volejboll meshkuj), tė dytin (volejboll femra) dhe tė katėrtin (futboll meshkuj). “Ėshtė njė e arritur e madhe pėr Universitetin dhe sportin nė pėrgjithėsi, qė nga ky evinement i rėndėsishėm ndėrkombėtar tė kthehemi me mė shumė medalje” u shpreh prof. Mahmuti.

Prof. Miftar Zyberi potencoi edhe pėrkrahjen e rektoratit tė USHT-sė, e cila gjatė tėrė periudhės nuk ka munguar dhe qė frytet e ndihmesės sė tillė shihen qė tani, pėrmes pėrfaqėsimit tė denjė tė Universitetit nė gara ndėrkombėtare.





Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1676