Java e tetė seminarike nė Infermieri: “Avancimi i infermierisė nė Evropėn Juglindore”

Data 02-06-2008 3:32:17 | Tema: Lajme

TETOVĖ, 1 QERSHOR - Nė saje tė programit tė veēantė “Rindėrtimi akademik nė Evropėn juglindore”, projekt i udhėhequr nga Instituti i Shkencave tė Shėndetėsore dhe Infermierisė tė Universitetit Martin Luther nė Halle Wittebmerg nė bashkėpunim me Universitetin e Prishtinės, departamenti i infermierisė dhe mamive, programi studimor i infermierisė pranė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, fakulteti i infermierisė nė Tiranė dhe Universiteti Teknologjik, fakulteti i infermierisė nė Vlorė, organizohet java e tetė seminarike pėr infermieri nė qytetin e Tetovės.
Ky projekt i financuar nga DAAD, Programi pėr rindėrtim akademik nė Evropėn Juglindore ka pėr qėllim pėrmirėsimin e qėndrueshėm tė kualitetit tė arsimit nė Universitetet pėrmes pėrpunimit dhe etablimit tė metodave dhe standardeve pėr matjen e kualitetit dhe promovimit tė mėsimit dhe hulumtimit, krijimi i njė rrjeti pune mes universiteteve nė regjion dhe Gjermanisė, sigurimi i mjeteve mėsimore dhe literaturės, organizimin e konferencave profesionale, kurseve profesionale pėr docent e studentė tė lėmive qė kanė tė bėjnė infermierinė dhe organizimin e praktikave, punėve profesionale dhe grupeve tjera ndėruniversitare.
Pjesėmarrėsit nga Universitetet e lartpėrmendura qėndruan nė Rektoratin e Universitetit Shtetėror tė Tetovės si njė nga bashkudhėheqėsit e projektit, ku u pritėn nga Rektori i USHT-se, prof. dr. Sadi Bexheti i cili pėrgėzoi organizimin e seminarit tė tetė me radhė njėjavor, nė kuadėr tė projektit.
“Me akreditimin e Fakultetit tė shkencave tė mjekėsisė, me mjekėsinė e pėrgjithshme dhe stomatologjinė, me programet ekzistuese infermieri dhe farmaci si dhe me marrjen nė shfrytėzim tė hapėsirave dhe stafit nė Spitalin e Tetovės, universiteti Shtetėror i Tetovės i ka tė gjitha predispozitat pėr zhvillimin e suksesshėm tė studimeve nė fushėn e mjekėsisė. Ne si universitet jemi shumė tė interesuar pėr bashkėpunim regjional dhe ndėrkombėtar, prandaj ky projekt dhe kjo javė seminarike ėshtė shumė e frytshme pėr tė gjithė universitetet pjesėmarrėse.” u shpreh Rektori Bexheti.
Java e tetė seminarike, pjesa e paraparė pėr nė Tetovė ėshtė mbajtur nga data 28 deri mė 30 maj 2008.



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1687