Presidenti Sejdiu priti vollejbollistet e Universitetit AAB

Data 12-06-2008 4:06:17 | Tema: Lajme

PRISHTINĖ, 12 QERSHOR- Presidenti i Republikės sė Kosovės Fatmir Sejdiu, priti sot udhėheqėsit dhe lojtaret e klubit tė volejbollisteve tė Universitetit AAB, kampione tė Kosovės dhe fituese tė Kupės sė Kosovės nė volejboll.

Presidenti Sejdiu, i uroi ato pėr sukseset e arritura si dhe u angazhua pėr kushte mė tė mira pėr sportin nė pėrgjithėsi, nė mėnyrė qė sporti kosovar tė jetė konkurrent i denjė pėr tė garuar nė arenėn ndėrkombėtare.
“Me ritmin e mirė tė njohjes sė vendit tonė, si dhe njohjet e reja qė presim tė ndodhin shpejt, sporti kosovar do tė ketė mundėsi qė tė garojė jashtė vendi”, pohoi presidenti Sejdiu.


Presidenti Sejdiu u interesua edhe pėr studimet qė ndjekin vajzat e kėtij klubi duke thėnė se krahas sportit kujdes tė veēantė duhet treguar edhe pėr studimet.

Drejtuesit e klubit e informuan presidentin pėr punėn qė bėhet nė kėtė klub, si dhe pėr planet e tyre nė tė ardhmen. Me kėtė rast, ata i dhuruan presidentit Sejdiu, njė pikturė, vepėr e studentėve tė AAB-sė, dhe njė fanelė tė kėsaj skuadre.



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1696