Profesori Grelle mban ligjėratė para studentėve tė USHT

Data 16-06-2008 2:00:25 | Tema: Lajme

TETOVĖ, 12 QERSHOR - Nė kabinetin e gjuhės frėnge pranė USHT, profesori Gerard Grelle mbajti ligjėratė me titull: “Problematika e kujtesės nė Evropė: shembuj nga Austria dhe Franca”. Gjatė kėsaj ligjėrate u shtjellua problematika tė ndryshme qė kanė tė bėjnė me procesin e kujtesės si njė ndėr proceset kyēe tė sistemit nervor dhe njė ēėshtje tė cilės lėnda e psikologjisė i ka kushtuar njė hapėsirė shumė tė madhe. Bėhet fjalė pėr njė proces i cili varet shumė faktorėt e jashtėm dhe ėshtė nė korrelacion tė vazhdueshėm me rrethanat fizike dhe psikologjike qė e rrethojnė individin.
Prof. Grelle ėshtė shef i programit studimor tė gjuhės gjermane nė Universitetin e Limozhės ndėrsa studimeve dhe hulumtimeve lidhur me problematikėn e kujtesės dhe identitetit u ka kushtuar shumė kohė dhe ėshtė botues i shumė titujve, artikujve dhe publikimeve shkencore.
Nė ligjėratėn e mbajtur para studentėve, i pranishėm ishte edhe profesori Michel Cullin. Vizita e prof. Grelle realizohet si pjesė e bashkėpunimit mes Universitetit Shtetėror tė Tetovės dhe Akademisė Diplomatike tė Vjenės.



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1697