Shkolla verore ekonomike 2008 nė Ohėr, pėrmbyllet projekti 3 vjeēar

Data 24-06-2008 2:23:05 | Tema: Lajme


OHĖR, 24 QERSHOR - Nė kuadėr tė projektit Tempus, Fakulteti Ekonomik pėr herė tė tretė radhazi organizon shkollėn e tretė verore ekonomike Ohėr 2008 nga data 22 -28 qershor, nė bashkėpunim me universitetet partnere tė projektit si Universiteti Staffordshire nė Angli, Universitetin Vaxjo nė Suedi si dhe Free University nė Bruksel dhe Berlin.

Temė qendrore e kėsaj shkolle verore ėshtė “Business and Economics Education in State Univeristy of Tetova” si temė pėrmbyllėse e punės 3 vjeēare nė kuadėr tė projektit Tempus pėr zhvillimin e kurrikulave dhe avancimin e stafit tė Fakultetit Ekonomik pranė Univeristetit Shtetėror tė Tetovės.

Hapjen solemne tė shkollės verore e bėri Dekani i Fakultetit Ekonomik i cili u shpreh mirėnjohės pėr angazhimin e tė gjithė institucioneve partnere nė projekt pėr pėrmbylljen me sukses tė aktiviteteve tė parapara. Sekretari gjeneral i USHT-sė, Ali Salihi nė emėr tė Rektorit tė USHT-sė, prof.dr. Sadi Bexheti dhe tė udhėheqėsisė sė Universitetit shprehu gjithashtu falėnderime pėr mbėshtetjen dhe ndihmėn e universiteteve evropiane partnere nė projekt, nė drejtim tė zhvillimit tė plan-programeve tė drejtimeve tė Fakultetit Ekonomik. Fjalė rasti mbajti edhe prof. Iraj Hashi, koordinator kryesor i projektit i cili pėrmblodhi aktivitetet e parapara 3 vjeēare si tė suksesshme dhe u shpreh optimist pėr bashkėpunime dhe projekte nė tė ardhmen.

Nė kuadėr tė shkollės njė javore profesionale ekonomike pjesėmarrės janė profesorė nga universitetet partnere si profesor Iraj Hashi dhe profesor Geoff Pugh (Universiteti Staffordshire), profesor Harald Niklasson dhe Senada Bahto (Universiteti Vaxjo), Mark Leys (Bruksel) , profesorė nga Universiteti i Prishtinės dhe Universiteti Riinvest ndėr tė cilėt dr. Selman Selmanaj, dr. Muhamet Mustafa, mr. Besnik Krasniqi etj., dekani i Fakultetit Ekonomik tė Universitetit tė Tiranės, dr. Omer Stringa dhe i gjithė stafi i Fakultetit Ekonomik pranė USHT-sė. Pėrveē sublimimit tė rezultateve tė efikasitetit tė projektit, gjatė javės pjesėmarrėsit do tė prezantojnė punime shkencore dhe do tė organizohen workshope kryesisht mbi ekonometrinė.





Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1706