Kumanova, pėrfundimisht me fakultet shqip

Data 02-07-2008 4:29:57 | Tema: Lajme


SHKUP, 2 KORRIK- Universiteti Shtetėror i Tetovės, sė shpejti do tė zgjerohet jo vetėm nė numrin e fakulteteve por edhe nė shtrirjen gjeografike. Nė seancėn e sė martės, kur po diskutohej propozim ligji pėr ndryshimin e Ligjit pėr themelimin e USHT-sė, Parlamenti ka miratuar amendamentin pėr themelimin e njė fakultetit tė Biznesit dhe Administratės, me seli nė Kumanovė. Ky ishte njėri prej amendamenteve tė Grupit Parlamentar tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim (BDI), kurse disa amendamente tė tjera si ai pėr hapjen e fakultete tė USHT-sė, nė Shkup, Gostivar dhe Strugė nuk morėn votat e mjaftueshme.
“Konsiderojmė se do tė kishte qenė nė tė mirė tė USHT-sė, sikur tė ishin miratuar edhe amendamentet pėr hapjen e Fakultetit tė Arteve nė Shkup, tė Turizmit nė Strugė dhe tė Institutit Ushqimor nė Gostivar”, tha Rafiz Aliti, koordinator i grupit parlamentar tė BDI-sė. Edhe pse, miratimin e amendamentit pėr themelimin e Fakultetit tė Biznesit dhe Administrim nė Kumanovė e cilėson si njė fitore tė USHT-sė dhe Kumanovės. “Zgjerimi i universiteteve ėshtė bėrė njė nevojė e kohės”, tha Aliti, kurse konsideron se hapja e Fakultetit nė Kumanovė do tė ndikojė dukshėm nė nevojat e popullatės sė kėsaj ane pėr arsim tė lartė.
Procedura pėr ndryshimin e Ligjit tė USHT-sė, fillimisht nisi nė muajin maj, njė ditė para shpėrbėrjes sė Parlamentit, kurse me miratimin e tij USHT-ja do tė ketė dhjetė fakultete dhe jo katėr dhe njė shkollė tė lartė, sa kishte me ligjin e vjetėr. Prej tetorit, kėtij universitetit do ti shtohen Fakulteti i Mjekėsisė, Stomatologjisė, Farmacisė, Fizkulturės dhe Arteve dhe Filozofisė.

Nga: Laura Papraniku



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1711