Filloi Universiteti Ndėrkombėtar Veror 2008

Data 10-07-2008 2:27:29 | Tema: Lajme


OHĖR, 10 KORRIK - Tė hėnėn filloi punėn Universiteti Ndėrkombėtar Veror 2008, i cili po mbahet pėr tė pestėn herė me radhė dhe qė do tė trajtojė temė nga menaxhimi i biznesit. Ky ėshtė projekt i pėrbashkėt mes universiteteve shtetėrore tė Maqedonisė dhe Organizatės joqeveritare holandeze "SPARK", ndėrsa mbėshtetet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės dhe nga Ambasada e Mbretėrisė sė Holandės nė Maqedoni. Nė kėtė universitet marrin pjesė 320 studentė nga mbarė bota, prej tyre 230 janė nga Maqedonia, ndėrkaq 70 studentė tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės USHT. “Prania jonė nė kėtė eveniment tė rėndėsishėm, nė kohėn e ndryshimeve tė mėdha nė sistemin arsimor nė Maqedoni, na obligon qė edhe mė tej tė angazhohemi nė ngritjen e nivelit tė studimeve, nė respektimin e parimeve themelore tė procesit tė Bolonjės dhe tė Sistemit Evropian tė Transferit tė Kredive”, theksoi Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti. Ai mė tej shtoi se i gėzon fakti pėr interesimin qė kanė treguar pjesėmarrėsit nga vendi dhe nga jashtė qė tė kontribuojnė nė zhvillimin e bashkėpunimit dhe nė procesin integrues nė sferėn e arsimit.
Ndėrkaq, ministri i Arsimit dhe Shkencės, z. Sulejman Rushiti fillimisht pėrmendi se sivjet ky Universitet veror do tė kalojė nė fokusin e disa simbolikave. "Vetė mobiliteti dhe lėvizja ėshtė jetė, uji gjithashtu simbolizon jetėn dhe katarsėn dhe Ohri simbolizon dijen dhe mirėkuptimin. Besoj se nė kėtė fokus studentėt do tė ngrisin vetėdijen pėr nevojėn e bashkėjetesės dhe mobilitetit tė jetės", tha ai.

Universiteti veror nė Ohėr zgjat deri mė 20 korrik dhe nė tė do tė zhvillohen 12 kurse, tė gjithė sipas deklaratės sė Bolonjės, ndėrsa bartėsit e kursit do tė fitojnė kredi. Pos kredive studentėt do tė vėnė kontakte dhe bashkėpunim ndėrmjet veti. Kurse do tė udhėhiqen nga 2 profesorė, prej tė cilėve njėri do tė jetė nga universitetet shtetėrore tė Maqedonisė dhe tjetri nga jashtė dhe do tė zhvillohen sipas standardeve evropiane.

Nė Universitetin Ndėrkombėtar Veror nė Ohėr pos 70 studentėve nga USHT janė tė kyēur edhe 3 profesorė, Bardhyl Dauti nga Fakulteti Ekonomik, Arburim Iseni nga Fakulteti Filologjik dhe Ali Musliu nga Fakulteti Juridik.



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1719