Startoi UNIVERSITETI VEROR 2008

Data 18-07-2008 6:46:54 | Tema: Lajme


TETOVĖ, 17 KORRIK - Nė amfiteatrin e Rektoratit tė USHT-sė u bė hapja solemne e Universitetit Veror 2008 me temė “Roli i komunikimit nė integrimet rajonale dhe globale” organizuar nga Universiteti Shtetėror i Tetovės, programi studimor i gazetarisė pranė Fakulteti Juridik.

Universiteti Veror 2008 mbledh emra tė shquar, politikologė, filozofė, sociologė, mediologė, diplomatė e shkrimtarė tė njohur nga Maqedonia, Shqipėria, Italia etj., si Arbėn Xhaferri, Besnik Mustafai, dr. Dhurata Shehri, prof. dr. Artan Fuga, prof. dr. Sadi Bexheti, prof. dr. Galip Veliu, Mark Marku, prof. dr. Matteo Mandala, prof. dr. Pėllumb Xhufi, dr. Persida Asllani, Shkėlzen Maliqi, doc. Vesel Memedi, Henri Cili, Suzana Manxhuka, dr. Veton Latifi, Ylber Lili, Salajdin Salihu etj.
Janė gjithsej 70 studentė pjesėmarrės nė kėtė Universitet Veror, nga Maqedonia, Shqipėria dhe Kosova. Aktivitetet zhvillohen nė Kodėr tė diellit - Tetovė dhe nė Ohėr dhe zgjasin nga data 16 korrik deri mė 26 korrik.
Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti, nė fjalėn e rastit gjatė hapjes solemne tė Universitet Veror 2008 u shpreh: “Nė kėtė manifestim janė ftuar tė marrin pjesė personalitete tė shumta dhe specialistė tė kėsaj fushe, tė cilėt kanė shprehur gatishmėri tė ligjėrojnė para studentėve, si nga Universiteti ynė edhe nga Universitet tjera tė Maqedonisė, Shqipėrisė dhe Kosovės. Profesorėt e nderuar nga Shqipėria, Italia, Kosova dhe vendet tjera, e dėshmojnė qartė rėndėsinė e kėtij manifestimi dhe peshėn e temės qė po trajtojmė. Roli i komunikimeve nė integrimet bashkėkohore ėshtė njėri nga preokupimet mė serioze tė shoqėrisė sė sotme, prandaj edhe trajtimi shkencor i saj nga Ju do tė jetė njė kontribut mė shumė nė realizimin e kėtij synimi pėr tė cilin jemi pėrcaktuar si organizues. Nė vitet e fundit shoqėria njerėzore gjithnjė e mė shumė ka filluar tė marrė tiparet e njė shoqėrie tė hapur duke u bėrė pjesė integrale e procesit tė pėrgjithshėm tė zhvillimit. Nė kėtė proces roli i komunikimit ėshtė padyshim i pazėvendėsueshėm dhe si i tillė ėshtė nė qendėr tė reformave tė zhvillimit nė tė gjitha vendet. Nė kėtė kuptim, komunikimi dhe integrimi janė pjesė e pandarė edhe nė aktivitetet e institucioneve tė larta arsimore, si dy faktorė tė njė procesi, prandaj secili institucion gjithnjė e mė tepėr ėshtė nėn ndikimin komunikimit, i cili u hap rrugė integrimeve tė gjithanshme tė njė vendi.”

Fjalė rasti mbanė edhe koordinatori kryesor Ylber Lili, pėrgjegjės i programit studimor tė gazetarisė nė USHT si dhe Mr. Mark Marku nga Universiteti i Tiranės. ”Koncepti ynė ėshtė qartėsisht i kuptueshėm: tė japim kontributin tonė modest pėr tė zgjidhur nyjat dhe keqkuptimet, tė vlerėsojmė se frustrimet, stereotipat, paranojat, teoritė e konspiracioneve janė tė papėrfillshme kundrejt komunikimit pa kufij. Gjithashtu tė japim mesazhe, paqe, mirėkuptimi, tolerancė, prosperimi si dhe tė kontribuojmė qė brezi i ri tė jetė realisht, gjenerator aktiv nė procesin demokratik” u shpreh Lili.

Universiteti Veror 2008” synon nxitjen e debatit dhe prodhimin e ideve tė reja lidhur me perspektivėn komunikuese dhe integruese - si pikėnisje pėr tė krijuar, harmonizuar dhe pėrpiluar strategji afatgjatė nė kuptimin publik, politik, strategjik, ekonomik, tė sigurisė dhe tė mirėqenies.



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1725