Kėshilli Britanik legjitimon monopolin nė fushėn e arsimit dhe politizimin e kėsaj sfere

Data 19-07-2008 7:42:39 | Tema: Opinione

Nga: Mr.sc. Blerim Burjani

Kėshilli Britanik pėr Akreditim ka legjitimuar ne raportin e vet ekzistimin e njė sistemi monist tė arsimimit nė Kosovė. Edhe njėherė dominoi politika mbi arsimin - kėshtu mund tė thuhet shkurt pėr “raportin” sekuencat e tė cilit jozyrtarisht i publikuan disa nga mediat.

Nėse e marrim shtruar, atėherė, Universiteti i Prishtinės si institucion publik tentohet tė mbetet pa asnjė lloj konkurrence - edhe pse nėse analizojmė mirė, nė UP nuk ėshtė investuar asgjė pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė teknike, qė me krahasue me universitetet dhe kolegjet private - do tė thotė se nuk i mjaftojnė.

Ėshtė pėr t’u befasuar nė disa pjesė tė kėtij raporti qė konstaton. Raporte tė tilla dhe rekomandimet qė jepen nga ky Kėshill - i cili ka “emrin e madh” - tentojnė qė monopoli sėrish t’i jepet UP-sė, dhe na kthejnė nė kohen e dikurshme pėr tė cilėn kemi menduar se e kemi tejkaluar.

Cilėsitė teknike nė mes tė UP-sė dhe kolegjeve apo universiteteve private larg janė tė ndryshme. Kolegjet dhe mėsimet nė institucionet private s’do mend kanė kushte mė tė mira.

Konsideroj gjė normale qė ky raport i ngjan “tipit politik” tė rekomandimeve, normal qė fshihet politika prapa tij. Titulli profesor, kualiteti, e tjera, janė terme qė pėrdoren nė kėtė raport, kur dihet botėrisht qė nė institucionet e arsimimit tė lartė privat, rreth 80% janė profesorė tė UP-sė, e ky raport sikur fare nuk ka dijeni se fjala ėshtė gati pėr tė njėjtin kuadėr dhe cilėsi qė prodhon ose “nuk di ēka thotė dhe ēka konstaton” apo ėshtė i shtyrė politikisht dhe i motivuar.

Ėshtė gjė joadekuate dhe joparimore t’u besojmė raporteve apo rekomandimeve qė vijnė nga ky Kėshill i dhėnė nga Qeveria - sepse kėsi raporti do tė mundeshim shumė lehtė ta bėnin edhe institucionet vendore.

Niveli dhe kualiteti i mėsimit ka rėnė si nė UP ashtu dhe nė institucionet e mėsimin privat - sa i pėrket kėsaj teme pothuajse jashtėzakonisht pak ka dallime. Mjafton t’i pyesėsh profesorėt e UP-sė edhe ata do ta kenė tė njėjtin mendim.

Cilėsia e mėsimit ka rėnė pėr shumė arsye. Sė pari pėr shkak tė tregut tė punės - studentet pėrfundojnė fakultetin dhe mbesin pa punė – dhe normal se cilėsia e mėsimit bie, por edhe niveli i mėsimdhėnies nė tė dy sektorėt.

Arsimi sikurse secili biznes tjetėr ne ekonomin e tregut ėshtė thjesht “vullnet i lirė i nxėnėsve”, se ku dėshirojnė tė regjistrohen nė UP apo nė universitetet private.

Asnjė gjė te ne nuk bėhet ”pėrveē politikės”. Njė raport i tillė tė ngjason nė politiken ditore qė bėjnė nė shoqėrinė tonė nė kafe, apo kafiteri tė ndryshme. Njė raport i tillė i shkruar dhe i bėrė publik nga disa mediume nė Kosovė, nė kėtė periudhė ku pritet qė tė regjistrohen studentėt e rinj, do tė thotė qė nxėnėsit duhet t’i “mshelin sytė” e tė shkojnė vetėm nė UP - kjo ėshtė normal “politikė e kulluar” dhe legjitimim i monopolit.

Njė raport i tillė jo i matur dhe tendencioz, siē quhet nga universitetet private, ėshtė jo i drejt dhe jo i sinqertė. Tė gjithė e dimė se ēfarė cilėsie mund tė ju ofrohet studentėve nė Kosovė. Duhet pasur politika dhe qasje liberale, qė tregut t’i lihet se cili kualitet i mėsimdhėnies do tė tregojė se kush ėshtė mė i mirė



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1730