Kur Obama jepte mėsim

Data 07-08-2008 9:06:55 | Tema: Lajme


Profesori i ri i "Tė Drejtės" dallonte nga gjithė tė tjerėt. Nė njė fakultet ku analiza ekonomike ishte kryesorja, ai shpjegonte tė drejtat, problematikat raciale dhe ēėshtje tė tjera tė kėtij lloji. Ndėrsa docentėt e tjerė ėndėrronin njė katedėr si profesor efektiv, ai e refuzonte
kur ia kėrkonin. Pjesa mė e madhe e kolegėve botonin shumė literaturė,ndėrsa ai thuajse asgjė. Barak Obama ishte njė njeri dhe profesor jashtė kornizave tė ngurta dhe rregullave tė pėrditshme. Bėnte shaka me studentėt mbi historitė e tyre sentimentale,
i thėrriste nė emėr, nė njė moment fliste pėr ēėshtjet gjyqėsore, ndėrsa nė njė tjetėr pėr "Kumbarin", filmin e tij tė preferuar. Ishte edhe njė personazh enigmatik, aq sa shumė kolegė e pyesnin se si mendonte nė tė vėrtetė.

Obama, sot senatori i shtetit tė Illinoisit dhe kandidati demokrat pėr Shtėpinė e Bardhė, ka kaluar plot 12 vjet tė jetės sė tij nė Fakultetin e Jurisprudencės nė Universitetin e Ēikagos. Pjesa mė e madhe e aspirantėve politikė nuk kalon nėpėr salla universitare dhe ėshtė diēka
e rrallė qė njė jurist i zoti t‘i kalonte javėt e tij nėpėr sallat e njė universiteti prestigjioz dhe larg atmosferės sė Senatit tė Illinoisit. Para se tė kalonte tė gjitha rekordet pėr mbledhjen e fondeve nė zgjedhjet presidenciale amerikane, Obama u shpjegonte studentėve pėrmes ligjit
mbi financimin e fushatave elektorale.
Pėrpara se tė kontribuonte pėr tė ridizajnuar kufijtė e kolegjit tė tij elektoral pėr senatin shtetėror, u mėsonte studentėve se sistemet e pėrdorura pėr tė dizajnuar kufijtė e kolegjeve elektorale kishin qenė
njė mjet pėr pėrjetėsimin e pushtetit. Para se tė propozonte atė qė ndoshta do tė jetė testi pėrfundimtar pėr barazinė
racore tė SHBA, u shpjegonte studentėve
pėr luftėrat e afro-amerikanėve dhe
njerėzve tė tjerė me ngjyrė pėr tė pasur
tė drejta tė barabarta. Pikėrisht nė kėtė
ndėrtesė universitare Obama rafinoi mė
tej stilin e tij orator, aftėsitė e tij dialektore
dhe mėnyrėn pėr tė bindur. "Pikėrisht
kėtu ka vendosur nė provė idetė e tij",
thotė Dennis Hutchinson, njė ish-koleg
i Obamės. Senatori demokrat vlerėsohej
shumė nga pedagogėt e tjerė, edhe pse
qėndronte pak mėnjanė, duke bėrė qė
shumė prej tyre tė ndiheshin tė tradhtuar
nga refuzimi i tij pėr t‘iu pėrfshirė me
mish e shpirt kėtij profesioni. "Mendoj
se mbi tė nuk ndikonte asgjė nga ajo qė
ndodhte nė kėto salla", tregon njė tjetėr
koleg, Riēard Epstein. Obama kishte tė
tjera ide nė kokė: pėrgjatė 12 viteve tė
kaluara nė universitet u angazhua nė
5 fushata elektorale. Tė jepte mėsim
ishte njė kėnaqėsi pėr tė, pėrveēse njė
pozicion prestigjioz me njė rrogė tė mirė,
por nuk toleronte diskutimet akademike
nė tė cilat debatonte "nėse duhej tė vinte
apo jo njė notė nė fund tė faqes". Ai erdhi
tė jepte mėsim nė Fakultetin e Ligjeve
nė vitin 1991. Pavarėsisht se gjendej nė
South Side, zonė kryesisht e pėrbėrė nga
njerėz me ngjyrė nė Ēikago, fakulteti
nuk kishte thuajse asnjė profesor me
ngjyrė. Muri i universitetit ishte kufiri
qė e ndante atė nga njė lagje e varfėr
aty pranė. Nė zgjedhjet e vitit 2000, pėr
kandidaturėn e kongresit, Bobi L.Rush,
"ish-pantera e zezė", shfrytėzoi punėn e
Obamės nė universitet pėr ta etiketuar
si njė intelektual elitar. Gjatė kėsaj kohe,
ai jepte tri lėndė, ku mė origjinalja ishte
ajo mbi racizmin dhe tė drejtat. Tani,
studentėt e tij tregojnė se sa shumė
angazhohej qė ata t‘i kuptonin gabimet
e bėra nė tė kaluarėn. Gjatė njė leksioni
mbi racizmin, imitoi mėnyrėn se si tė
bardhėt, qė nuk e kishin fare idenė e
problemeve, argumentonin problemet.
Dalėngadalė influenca e tij nė universitet
nisi tė rritej, madje disa grupe studentėsh
e quanin veten "grupet mbėshtetėse tė
tij". Njė tjetėr karakteristikė e tij ishte se
i pėlqente tė provokonte. Donte me ēdo
kusht qė studentėt e tij tė argumentonin
se jeta ishte mė e mirė kur ekzistonin
dallimet raciale, apo qė tė zinjtė ishin
atletė mė tė mirė se tė bardhėt. Ndėrsa
pjesa mė e madhe e studentėve vlerėsonte
ekuilibrin e tij, profesorėt do tė
kishin preferuar qė ai tė mbante njė
pozicion tė caktuar. Kur dy kolegė i kėrkuan
tė mbėshteste njė argument pėr
bandat kriminale qė arrestonte policia
e Ēikagos, Obama e diskutoi me qetėsi,
por pa dhėnė asnjė adresė pėr opinionet
e tij. Madje, nuk ishte e mundur qė t‘i
merrte nga publikime, meqenėse nuk
kishte bėrė vetė asnjė. Sipas Epstein, nuk
dėshironte qė ta lidhte emrin me diēka
qė nė tė ardhme mund t‘i prishte punė
nė karrierėn si politikan. Por, dalėngadalė
Obama po ndėrtonte karrierėn e
tij politike, grupet e tij u shndėrruan
nė mbėshtetės tė zjarrtė, tė cilėt kishin
organizuar qendra pėr mbledhjen e
fondeve nė apartamentet e tyre. Nuk
foli kurrė nė klasė pėr fushatėn e tij tė
tmerrshme kundėr Rush (mori gjysmėn
e votave tė kundėrshtarit tė tij), edhe pse
kolegėt vunė re se dukej i lodhur dhe
pinte duhan mė shumė se zakonisht.
Pikėrisht nė atė moment fakulteti nxitoi
pėr t‘i bėrė njė ofertė: njė vend stabėl nė
katedėr, njė rrogė tė mirė (mė shumė se
60000 dollarėt qė fitonte si pedagog parttime)
dhe njė vend pėr bashkėshorten e
tij, Mishel. "Karriera jote politike mori
fund", kėshtu i pati thėnė dikur rektori i
universitetit, Daniel Fishel. Por, Obama
nuk e pranoi ofertėn. Dy vjet mė vonė
vendosi tė kandidojė pėr nė Senat. Hoqi
dorė nga tė gjitha kurset dhe qė atėherė
nuk ka dhėnė mė mėsim. Tani, duke
lexuar gazetat, ish-studentėt e tij e kanė
kuptuar se edhe kur jepte mėsim, Barak
Obama nuk bėnte gjė tjetėr veēse grumbullonte
materiale pėr tė ardhmen e tij
politike, qė ndoshta do tė arrijė kulmin
me fitoren nė nėntor, kur mund tė bėhet
Presidenti i parė me ngjyrė nė historinė
e Amerikės. A mund t‘i ketė bindur vallė
studentėt e atyre viteve qė tė votojnė pėr
tė kėtė herė? Gjithēka duhet parė.





Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1742