Definohet regjistrimi nė Fakultetet e Kumanovės

Data 26-09-2008 7:58:32 | Tema: Lajme

KUMANOVĖ, 26 SHTATOR - Komisioni pėr hapjen e Fakultetit nė Kumanovė ka bėrė tė ditur se Universiteti Shtetėror i Tetovės nga ana procedurale i ka kryer obligimet pėr tė nisur viti akademik. Kėtė e bėri tė ditur anėtari i Komisionit, Sevdail Demiri, i cili gjithashtu njoftoi se ėshtė realizuar edhe takim me rektorin e USHT-sė Sadi Bexheti ku ėshtė arritur pajtueshmėri pėr konkurset e ardhshme. "Rektori Sadi Bexheti e informoi Komisionin se nga ana procedurale, USHT-ja i ka kryer tė gjitha pėrgatitjet e nevojshme. Ai i prezantoi edhe tė gjitha kėrkesat me shkrim drejtuar Ministrisė sė Arsimit dhe organeve tjera kompetente pėr lejimin e funksionimit tė kėtij fakulteti, konform Ligjit tė ri qė ėshtė miratuar kohė mė parė nė Parlament, pėr hapjen e kėtij fakulteti.
Deri mė tani nuk ėshtė marr leje me shkrim nga e Ministrisė sė Arsimit, por vetėm me gojė. Mirėpo, pritet qė brenda kėtyre ditėve tė merret edhe kjo leje, nė mėnyrė qė Fakulteti tė mund tė funksionojė normalisht nė bazė tė parashikimeve", theksoi Demiri. Ai njoftoi se pėrveē tjerash ėshtė rėnė dakord qė konkursi i radhės pėr pranimin e studentėve tė rinj tė jetė nė datat 6,7 dhe 8 tetor kur edhe USHT-ja do ta dėrgojė njė referent pėr pranimin e dokumenteve. Komisioni ka apeluar te nxėnėsit e rajonit tė Kumanovės dhe Likovės, si dhe Luginės sė Preshevės tė shfrytėzojnė rastin pėr tė konkurruar. (N.K)



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1778