Ecolog-u ndihmon nevojtarėt pa zhurmė

Data 07-10-2008 4:41:02 | Tema: Lajme


TETOVĖ, Gjatė ditėve tė fundit tė Ramazanit nė takime me familje nevojtarėsh dhe shoqata humanitare morėm vesh se janė ndarė shumė ndihma nga Ecologu pėr skamnorėt tė cilat i ka shpėrndarė filiala e Tetovės, si dhe njė numėr tė madh ndihmash edhe ndėrmjet shoqatave humanitare pėr listat e tyre tė nevojtarėve, ndėrsa nuk janė bėrė publike aktivitetet humanitare tė Ecologut nė asnjė nga mediat e vendit.

Tė shtyrė nga kurioziteti pėr tu informuar mė detajisht, biseduam me shoqatėn humanitare El Hilall dhe disa familje tė cilėt na njoftuan se Ecolog-u pėr shumė vite resht ėshtė donator dhe krah i shumė njerėzve nė nevojė dhe familjeve tė dėshmorėve.
“Ecologu ndihmon nevojtarėt pa zhurmė”. Ky ishte mendimi i tė gjithėve me tė cilėt biseduam, ndėrsa u bindėm pėr kėtė gjatė tentimit pėr tu informuar mė detajisht nė zyrat e Ecologut nė Tetovė, ku u takuam me kėshillin pėr ndihma njerėzve nė nevojė.
Jonuz Rexhepi dhe Asllan Reshiti, sqaruan se pronarėt e Ecologut nuk dėshirojnė tė bėjnė publike aktivitetin e tyre humanitar, pasi me rėndėsi ėshtė qė ndihmat kanė shkuar te ata qė kanė pasur nevojė.
Pasi nisem tė largohemi pamė se njėri nga nėpunėsit e zyrės sė Tetovės ishte gati tė niset pėr nė Kosovė dhe patėm fatin tė marrim disa sqarime. Nėpunėsi i Ecologut nė Tetovė, Zenjnel Shabani, qė e njihnim edhe mė herėt, si ish-punėtor tė zyrės sė Sharr Turistit na sqaroi konkretisht nė lidhje me aktivitetet humanitare tė Ecolog-ut.

“Jam bėrė gati tė nisem pėr nė Kosovė qė ti pėrcjell njė ndihmė pėr mbi 50 familjeve, shoqatės humanitare tė Shtimjes e cila na ka pėrcjell listėn e familjeve qė kanė nevojė pėr ndihmė, dhe disa individė qė i ndihmon Ecologu nė ēdo Bajram. Ndėrsa nė Tetovė dhe rrethinė kemi shpėrndarė vetėm tani pėr festat e Bajramit, mbi 200,000 dollar amerikan pėr afėr 600 familjeve”, sqaroi Shabani. Ai na informoi se nė ēdo fshat Ekologu ka listat e familjeve skamnore, qė nga vitet e kaluara dhe ēdo vit i verifikon ndėrsa gjatė vitit ndodhė qė edhe tė shtojmė njerėz ose edhe tė heqin ndonjė qė ka pėrmisuar gjendjen.
Ecolog-u poashtu ka ndihmuar shumė shoqata humanitare nė vend dhe nė hapėsirat shqiptare, ndėrsa janė pėrfshirė tė gjithė grupet nė nevojė, si dėshmorėt, familjet e varfra, fėmijėt bonjak etj. Kurioziteti ynė ishte edhe nė lidhje me periudhat e aktiviteteve humanitare tė Ecologut dhe konkretisht e pyetėm Zejnel Shabanin, vetėm pėr Bajram, Ecologu bėnė aktivitete tė tilla humanitare?. Nėpunėsi i Ecologut na sqaroi se gjatė tėrė vitit realizojnė aktivitete humanitare por tė gjitha janė tė kontrolluar, pėr shkak se ka lloj-lloj kėrkesash dhe ato verifikohen dhe mė nė fund, nė shumė raste, kėrkesat e shumta tė njerėzve i kontrollon edhe vet Lazim Destani dhe kur vėrtetohet se janė tė nevojshme, ne marrim pėlqimin pėr ti realizuar qofshin ato, mjekime, ndihma ekzistence, botime librash dhe lloj e lloj kėrkesash tjera.
Zendel Shabani na informoi se aktivitete tė ngjashme zhvillohen jo vetėm nė filialen e Tetovės, por edhe tė gjithė filialet tjera tė Ecologut. Ai tha se kur bėhet fjalė pėr shuma mė tė mėdha, vendos qendra e Ekologut nė Düsseldorf apo ajo nė Dubai. Njė rast konkret tregoi Shabani ku qendra e Düsseldorfit lėshoi njė ndihmė prej 100 mijė dollarėsh pėr katastrofėn e Gėrdecit nė xhirollogarinė e emergjencės nė Gėrdec qė t’ju zbutet sado pak dhimbja atyre familjeve tė goditura, ndėrsa mjetet financiare janė derdhur nė xhirollogarinė e Reifeissen Bank nė Tiranė dhe besojmė se kanė arritur ndihmat nė vendin e duhur. Pėrfaqėsuesi i Ecologut Zejnel Shabani tha se aktivitetet humanitare tė Ecologut vazhdojnė, ndėrsa qėllimi dhe misioni i Ecologut ėshtė qė tu dal nė ndihmė nevojtarėve.



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1791