Edi Rama: Universitetet tona si fabrika me 3 turne

Data 13-10-2008 9:14:07 | Tema: Lajme


TIRANĖ, 13 TETOR - Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama ia kushtoi studentėve daljen e tij publike sot pėrpara gazetarėve. Duke i uruar suksese mbi 25 mijė studentėve qė u ulėn nė auditore pėr tė nisur vitin e ri akademik 2008-2009, Rama e quajti “paaftėsi tė qeverisė” sistemin e liberalizimit tė universiteteve. “I ashtuquajturi liberalizim ėshtė shprehja mė shembullore e paaftėsisė e kėsaj qeveria injorante. Univesitetet sot janė shtuar nė fabrika me tre turne dhe ku mesatarja e maturantėve ėshtė 6.3” – tha kreu socialist.
Duke akuzuar qeverinė se “ka braktisur detyrėn pėr studentėt dhe familjet fėmijėt e tė cilėve studiojnė nė kėto universitete premtoi se nėse socialistėt do tė vinin nė pushtet do tė kishte ndryshime radikale nė arsim, “ku asnjė talent nuk do tė fshihet, asnjė fakultet nuk do tė dėnohet nga mungesa e kushteve dhe asnjė student nuk do tė ketė njė diplomė qė ėshtė vetėm karton”.
Deklarata publike e kryetarit socialist pėr arsimin e problemet e tij, pėrkojnė nė njė kohė me pėrplasjen mė tė madhe institucionale mes qeverisė Berisha dhe prokurorisė ( pėr cėshtjen e Fazllic) qė ka ndodhur gjatė kėtyre tre viteve. Edhe pyetjet e gazetarėve tė pranishėm nė konferencėn e liderit tė partisė mė tė madhe nė opozitė u pėrqėndruan nė kėtė cėshtje



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1801