Orė letrare nga shkrimtarė shqiptarė qė jetojnė nė diasporė

Data 21-10-2008 6:57:10 | Tema: Lajme

TETOVĖ, 18 TETOR- Nėn organizimin e shoqatės sė artistėve “Pushkin” dhe Universitetit Shtetėror tė Tetovės dhe Fakultetit Filologjik tė USHT-sė, nė amfiteatrin e Rektoratit tė USHT-sė u organizua orė letrare me shkrimtarė dhe poetė nga Shqipėria qė jetojnė nė diasporė.
Iliriana Sulkuqi (me banim nė New York), poete, gazetare dhe kryeredaktore e revistės “Pelegrin” qė botohet nė SHBA, Kolec Traboini, poet, gazetar, kineast me banim nė Boston, Dilaver Baxhaku: gazetar, botues me banim nė Tiranė dhe nė Milano (Itali) dhe Vitore Sallaku, akrobate e shquar e cirkut, mjeshtre e punės dhe krijuese nga Tirana u prezantuan para auditorit me mė shumė tituj tė tyre dhe kolegėve qė punojnė dhe krijojnė nė diasporė. Njė numėr tė konsiderueshėm tė tyre i dhuruan bibliotekės sė Universitetit Shtetėror tė Tetovės dhe Fakultetit Filologjik tė USHT-sė. Poezi dhe fragmente tė disa titujve u lexuan para tė pranishme.

Prof. dr. Luljeta Isaku, dekane e Fakultetit Filologjik, pėrshėndeti mysafirėt nė emėr tė Rektorit tė USHT-sė, nė fjalėn e rastit, shprehu lėvdata pėr punėn, krijimtarinė dhe aktivitete e shkrimtarėve shqiptarė nė diasporė.
Edhe Valbona Zunēe, nėnkryetare e Shoqatės sė artistėve “Pushkin” shprehu falėnderime pėr mundėsinė e organizimit dhe bashkėpunimin tanimė tė zakonshėm me Universitetin Shtetėror tė Tetovės.

Tė pranishėm nė kėtė orė letrare ishin profesorė e studentė nga Fakulteti Filologjik, programi studimor gjuhė dhe letėrsi shqipe dhe profesorė e studentė tė fakulteteve tjera tė USHT-sė.



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1805