Edicioni i 5-tė i Ēmimit Letrar “Serembe”

Data 28-10-2008 3:43:57 | Tema: Lajme


TETOVĖ, 27 TETOR- Nė hapėsirat e hotel “Lirakut”, nė organizim tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptarė tė Maqedonisė, grupacionit “Pedrollo” dhe Klubit tė Artistėve tė Laēit, u organizua ceremonia e ndarjes sė ēmimeve “Serembe”, edicioni i pestė 2008.
Tė pranishėm nė kėtė ceremoni ishin udhėheqės dhe pėrfaqėsues nga Universiteti i Prishtinės, Universiteti Politeknik i Tiranės, Universiteti Bujqėsor i Tiranės, shkrimtarė nga Maqedonia, Italia, Shqipėria, Kosova, pėrfaqėsues tė bashkėsive fetare etj.
Nė mungesė tė kryetarit tė Komisionit pėr ndarjen e ēmimit letrar “Serembe” amb. Silvano Pedrollo, Rektori i USHT-sė bėri hapjen solemne tė ceremonisė.

“Universiteti ynė si pėrherė qėndron nė pėrkrahje tė kėtyre aktiviteteve kulturore, sepse zhvillimi i procesit arsimor ėshtė i lidhur ngushtė me punėn krijuese dhe artistike. Pėr aq mė tepėr nė kėtė rast, kur kryesuesit e njė ēmimi prestigjioz, siē ėshtė ky i Grupit industrial “Pedrollo” u jepet krijuesve shqiptarė nga vendi - Maqedonia. Ky ėshtė njė nderim edhe pėr ne si Universitet, pėrmes tė cilit e shprehim kujdesin tonė pėr zhvillimin e krijimtarisė letrare dhe kulturės nė pėrgjithėsi, me qėllim tė integrimit tė Universitetit nė rrjedhat e pėrgjithshme shoqėrore.” u shpreh rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti.

Fjalė rasti mbanė edhe nėnkryetari i Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptarė tė Maqedonisė, zt. Rami Kamberi, kryetari i Klubit tė Artistėve tė Laēit, zt. Ēezar Rica dhe kryetari i jurisė pėr ēmimin “Serembe”, zt. Agron Tufa.

Pėr fitues tė edicionit tė pestė tė Ēmimit Letrar “Serembe”, komisioni pėr ndarjen e ēmimit i kryesuar nga poeti Agron Tufa shpalli kėta personalitete: Murat Isaku, Mentor Qoku, Kalosh Ēeliku, Flutura Aēka, Kujtim Hoxha dhe Salajdin Salihu. Ēmimet u ndanė nga Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti, Rektori i UPT-sė, prof. dr. Jorgaq Kacani, kryetari i Klubit tė Artistėve tė Laēit, zt. Ēezar Rica, dekani i Fakultetit Filologjik tė USHT-sė, doc. dr. Luljeta Isaku dhe nga zt. Antonin Paloka, bashkėpunėtor i dy aktiviteteve tė organizuara mes USHT-sė dhe Grupit Industrial “Pedrollo”



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1812