Studentėt e Vlorės, bojkot pa afat mėsimit

Data 07-11-2008 16:37:42 | Tema: Lajme

VLORĖ, 6 NĖNTOR - Studentėt e Universitetit “Ismail Qemali” nė Vlorė kanė njoftuar sot bojkotin pa afat tė mėsimit dhe janė bashkuar nė njė protestė masive.

Pas paralajmėrimeve pėr bojkot, studentėt kanė braktisur auditorėt duke u mbledhur nė sheshin para godinės universitare. “Eksperimentim me studentėt- shkencė e gabuar” ka qenė parrulla e tyre.

“Ne do tė vijojmė bojkotin deri nė pritje tė pėrgjigjes sė shkruar” -thanė sot pėrfaqėsuesit e kėshillit studentor. Ata kanė deklaruar se nuk duam pėrgjigje me fjalė, por vetėm tė shkruar dhe pėr kėtė iu drejtuan senatit si organ vendimmarrės tė mblidhej dhe jepte pėrgjigje.
Pėrfaqėsues tė degėve tė Gjuhė Letėrsisė, Anglisht, Drejtėsi, Biznes e Turizėm, kanė konfirmuar se i bashkohen tėrėsisht protestės sė nisur, duke i kėrkuar rektorit tė reagonte.

“Nė ‘91-in ishte pikėrisht lėvizja studentore qė pėrmbysi qeverinė. Nė 97 pėr herė tė dytė studentėt treguan se nuk kanė frikė me protestėn e tyre. Pėr herė tė tretė, ne po tregojmė se jemi aq tė fuqishėm, sa tė pėrmbysim njė rregullore qė nuk e duam”- thanė ata.

Studentėt kanė denoncuar me emra pedagogėt qė u kanė bėrė presion nė kėtė protestė. “Na kanė bėrė presion se nuk do tė marrim provimet e na kanė treguar rrugėt e Italisė”- tha kryetari i kėshillit studentor Viktor Lagji.

Thirrjet "Poshtė presioni", “Jo eksperiment” dhe “Duam pėrgjigje” kanė shoqėruar gjithė protestėn. Studentėt kanė shprehur vendosmėrinė se do tė vijojnė bojkotin pa afat, ndėrkohė qė gjithė auditoret e tė tre godinave universitare janė boshatisur ditėn e sotme.
Ata kundėrshtojnė rregulloren e miratuar e cila i detyron tė ndjekin leksionet, tė frekuentojnė rregullisht lėndėt e mbartura, tė mėsojnė me orara tė zgjatur dhe qė heq pesėn si notė kaluese.

Nga: Anila Peēi



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1822