Fakulteti i Mjekėsisė, kritere tė reja pėr proviemet e vjeshtės

Data 16-11-2008 9:12:47 | Tema: Lajme

TIRANĖ, 16 NĖNTOR - Fakulteti i Mjekėsisė ka vendosur tė lehtėsojė kriteret pėr provimet e vjeshtės. Vendimi pas protestave tė studentėve

Studentėt e Fakultetit tė Mjeksisė do tė pėrballen me kritere tė reja pėr provimet e vjeshtės qė do tė zhvillohen me datė 15-30 nėntor. Fatmirėsisht kėto kritere do tė jenė mė tė lehta duke sjellė shanse mė shumė pėr tė mos humbur vitin.
Kėshtu

Kėshilli i Fakultetit tė Mjekėsisė ka miratuar sė fundmi vendimin pėr numrin e krediteve qė duhet tė kenė studentėt, qė tė pranohen nė provimet pėr vjeshtė, qė tė mos humbin vitin akademik. “Pėr studentėt qė duan tė kalojnė nga viti i parė nė tė dytin, autoritetet drejtuese tė fakultetit kanė kushtėzuar marrjen e jo mė pak se 30 kredite qė tė futen nė provime, sipas sistemit tė Bolonjės”, bėhet e ditur nga Kėshilli i Fakultetit duke u shtuar se studentėt qė kanė humbur disa provime nė vitin e dytė dhe duan tė kalojnė nė vitin e tretė, nuk duhet tė kenė mė shumė se 7 lėndė pėr t’i dhėnė riprovim.

Ndėrsa pėr studentėt e viteve tė treta dhe tė katėrta, qė duan tė kalojnė nga njė vit mė sipėr, nuk mund tė lejohen nėse janė mbetės nė mė shumė se 8 lėndė. “Ky vendim ėshtė marrė pėr tė lehtėsuar studentėt, tė cilėve u rritet ngarkesa nė mėnyrė tė pėrshkallėzuar me kalimin e viteve akademike”, bėhet e ditur nga ky fakulteti.

Ndėrkohė vetėm pak muaj mė parė drejtuesit e kėtij fakulteti u gjenden pėrballė protestave tė studentėve tė cilėt nuk ishin dakord me kreditet e vendosura pėr tė kaluar vitin.

Nga: Eglanitna Bardhi



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1827