Fakulteti drejt shembjes, Kule pezullon mėsimin tek Juridiku

Data 18-11-2008 4:42:41 | Tema: Lajme

TIRANĖ, 18 NĖNTOR - Studentėt e fakultetit tė Drejtėsisė nė Universitetin e Tiranės janė pa mėsim. Shkak ėshtė bėrė godina e kėtij fakuylteti qė ėshtė nė rrezik shembjeje pas plasaritjeve tė marra nga ndėrtimi pa cilėsi i fakultetit tjetėr ngjitur me tė, a i Shkencave Sociale.

Studentėt e Drejtėsisė kanė ndėrrmarrė masėn ekstreme, nė shenjė proteste ndaj situatės sė krijuar nė godinėn ku ata ndjekin studimet. Pasi kanė pezulluar pėr njė orė leksionet, tė premten e kaluar 1350 studentė qė ndjekin studimet nė kėtė fakultet kanė vendosur qė tė bojkotojnė mėsimin pa afat, deri nė zgjidhjen e problemit.
Vendimit tė studentėve i janė bashkuar ditėt e fundit edhe pedagogė tė fakultetit, tė cilėt kanė pėrkrahur bojkotin si mjet i domosdoshėm pėr tė bėrė tė mundur lėvizjen e instancave pėrkatėse pėrgjegjėse. Pėr situatėn e krijuar nė Fakultetin Juridik, vetėm pak ditė mė parė, rektori i Universitetit tė Tiranės, Dhori Kule, ka vėnė nė dijeni edhe kryeministrin Sali Berisha.

Nė shkresėn, e cila mban datėn 13 nėntor 2008, rektori Kule kėrkon ndihmėn e kreut tė Kėshillit tė Ministrave, pėr tė ndėrhyrė pranė Prokurorisė sė Tiranės pėr tė bėrė tė mundur nė kėtė rast pėrshpejtimin e aktit tė ekspertimit tė ndėrrmarrė nga ky organ nė godinėn e Drejtėsisė.

Problemet nė godinėn e Drejtėsisė u konstatun muaj mė parė kur u vunė re ccarje tė murit nė sallat e katit tė parė. Ekspertėt kanė konstatuar se problemet kanė ardhur pas ndėrtimit tė godinės sė Fakultetit tė Shkencave Sociale, 8 vite mė parė.

Nga: Dritan Laci



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1833