Njėzet universitete private aplikojnė pėr akreditim

Data 18-11-2008 7:06:14 | Tema: Lajme

PRISHTINĖ, 18 NĖNTOR- Rreth 20 Bartės tė Arsimit tė Lartė Privat kanė aplikuar pėr procesin e akreditimit nė Agjencinė Kosovare pėr Akreditim. Ata do tė kenė mundėsi qė aplikacionet e tyre t’i dėrgojnė deri me 31 dhjetor tė kėtij viti.

Ferdije Zhushi – Etemaj, drejtoreshė e Agjencisė Kosovare pėr Akreditim thotė pėr Express se nė vitin tjetėr do tė dėrgohen ekspertė ndėrkombėtarė pėr tė bėrė procesin e vlerėsimit. “Ne duhet t’i themelojmė ekipet vlerėsuese, t’i dėrgojmė nė vizitė nėpėr institucione qė tė kryejnė vlerėsimin”, shton ajo.
Ndėrkohė, Universiteti Publik tashmė ka kryer vetėvlerėsimin dhe ekspertėt kanė pėrfunduar vizitat nė kėtė institucion. “Tash pritet draft raporti i parė i vlerėsimit. Drafti duhet tė dorėzohet para dhjetorit, ndėrsa ai final deri mė 15 janar”, paralajmėron Zhushi.

Ajo thotė se bashkėpunimi mes Agjencisė Kosovare pėr Akreditim dhe Institucioneve Private tė Arsimit tė Lartė ėshtė shumė i mirė. Sipas saj ata vijnė pothuajse ēdo ditė nė konsultime.

Nga:Artan Behrami



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1835