Ambasadorja e Gjermanisė, E.S. Ulrike Maria Knotz qėndroi pėr vizitė nė USHT

Data 25-11-2008 13:35:01 | Tema: Lajme

TETOVĖ, 25 NĖNTOR - Ambasadorja e Gjermanisė nė Shkup, Ekselenca e saj, zonja Ulrike Maria Knotz qėndori pėr vizitė nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės ku u prit nga Rektori, prof. dr. Sadi Bexheti dhe prorektori pėr arsim, prof. dr. Agim Vela.

Qėllimi i vizitės sė ambasadores gjermane ishte informimi pėr nga afėr mbi gjendjen aktuale tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės. Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti informoi ambasadoren pėr aktivitetet e ndėrmarra dy vitet e kaluara dhe suskeset e arritura nė kėtė periudhė. Njėkohėsisht informoi mbi projektet e pėrbashkėta me institucione tė larta arsimore dhe organizata tė tjera nė Gjermani, sidomos nė projektet e Tempusit ku Universiteti Shtetėror i Tetovės me universitetet gjermane kanė bartės tė disa prej tyre. Rektori Bexheti gjithashtu potencoi edhe bashkėpunimin e shkėlqyeshėm me DAAD (Akademinė Gjermane pėr Programe Shkėmbimi), me tė cilėn organizatė veēmė janė realizuar disa projekte si vizita nė universitete gjermane pėr mė shumė Fakultete tė USHT-sė, bursa pėr studentėt e USHT-sė etj.
Njė theks i veēantė nė bisedė iu kushtua edhe mėnyrės sė financimit tė aktiviteteve tė universitetit, ku Rektori shprehi brengosjen pėr propozim buxhetin e vitit 2009 tė Republikės sė Maqedonisė, sipas tė cilit Universiteti Shtetėror i Tetovės dėmtohet rėndė dhe se pėr njė ndarje tė tillė disproporcionale, pa u bazuar nė asnjė kriter shpėrndarjeje tė buxhetit tė paraparė pėr institucionet e larta arsimore shtetėrore, udhėheqėsia e USHT-sė ka shprehur shqetėsim dhe ka reaguar tek tė gjitha institucionet relevante nė Maqedoni.
Ambasadorja e Gjermanisė nė Shkup, Ekselenca e saj, zonja Ulrike Maria Knotz shprehu gatishmėrinė pėr tė vazhduar bashkėpunimin me USHT-nė e pėr tė ofruar ndihmė si dhe pėr tė inicuar projekte tė reja tė pėrbashkėta.
Rektori i USHT-sė, i dhuroi ambasadores Knotz njė pikturė tė Nėnė Terezės si shenjė mirėnjohjeje pėr ndihmėn dhe pėrkrahjen e vazhdueshme tė Ambasadės gjermane pėr Universitetin Shtetėror tė Tetovės.



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1844