Drejtoresha e AmCham-Macedonia, Michelle Osmanli vizitoi Qendrėn pėr Shėrbime Studentore dhe Karrierė tė USHT-sė

Data 06-12-2008 6:41:44 | Tema: Lajme

TETOVĖ, 5 DHJETOR - Drejtoresha ekzekutive e AmCham (American Chamber of Commerce in Macedonia), zonja Michelle Osmanli qėndroi nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės dhe vizitoi qendrėn e re tė USHT-sė pėr shėrbime studentore dhe karrierė. Nė takim u diskutuan mė shumė ēėshtje tė bashkėpunimit tė ndėrsjellė dhe u shkėmbyen ide tė reja tė cilat do tė shėrbenin nė funksion tė ofrimit tė shėrbimeve mė kualitative pėr studentėt.
Theks i veēantė iu kushtua mundėsisė sė krijimit tė njė sistemi tė pėrbashkėt mes AmCham dhe institucioneve anėtare tė saj dhe USHT-sė pėr krijimin e njė baze tė tė dhėnave dhe shkėmbim e tyre pėr nevojat tė planifikimeve tė resurseve njerėzore tė kompanive duke mundėsuar kėshtu njė treg pune me informacione tė plota, nga e cila edhe studentėt e USHT-sė mund tė pėrfitojnė. Drejtoresha Osmanli dhe pėrfaqėsuesit e Qendrės pėr Shėrbime Studentore dhe Karrierė ranė dakord qė tė dy institucionet tė bashkėpunojnė nė projekte hulumtuese e shkencore, qė prekin drejt pėr sė drejti karrierėn e tė gjithė tė diplomuarve.

Ndėrkohė, Drejtoresha ekzekutive e AmCham, zonja Michelle Osmanli realizoi takim me Rektorin e USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti i cili e informoi pėr angazhimin e udhėheqėsisė sė USHT-sė pėr ofrimin e shėrbimeve mė kualitative pėr studentėt e USHT-sė dhe pėrforcimin e Qendrės pėr Shėrbime Studentore dhe Karrierė me idenė pėr krijimin e njė linku mes tregut tė punės dhe studentėve tė diplomuar tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, organizimin e trajnimeve profesionale nė bashkėpunim me institucionet partnere, organizimin e punės praktike pėr studentė, ndėrmjetėsimin pėr pjesėmarrje nė projekte tė ndryshme hulumtuese-shkencore nė vend dhe jashtė vendit etj.

AmCham Macedonia ėshtė themeluar me qėllim tė ngritjes dhe zhvillimit tė aktiviteteve tė biznesit tė anėtarėve tė saj, nė fushat e tyre tė angazhimit si dhe nė drejtim tė ngritjes dhe pėrmirėsimit tė rezultateve tė tyre. Gjithashtu kanė pėr qėllim mbėshtetjen dhe avansimin e interesave tė SHBA-ve, bizneseve lokale dhe ndėrkombėtare, liderė nė Maqedoni si dhe promovimin e konkurrencės nė vend. Pėrndryshe edhe Universiteti Shtetėror i Tetovės ėshtė anėtar i AmCham Macedonia krahas qindra institucioneve dhe kompanive tjera nė Maqedoni.



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1853