Qendra pėr Shėrbime Studentore dhe Karrierė dhe ESA organizuan trajnimin e dytė lidhur me temėn “Biznes planifikimi“

Data 25-12-2008 7:58:48 | Tema: Lajme

TETOVĖ, 25 DHJETOR - Si rrjedhojė e bashkėpunimit midis Qendrės pėr Shėrbime Studentore dhe Karrierė pranė USHT-sė dhe ESA-s (Enterprise Support Agency) nė Tetovė, mė datė 18.12.2008 u mbajt trajnimi i dytė lidhur me temėn “Biznes planifikimi”.
Nė kėtė trajnim morėn pjesė numėr mė i madh i studentėve tė Fakultetit Ekonomik tė USHT-sė, kryesisht studentė tė vitit tė tretė.
Organizatorė tė kėtij trajnimi ishin Fondacioni pėr pėrkrahje tė ndėrmarrjeve ESA nė Tetovė, Dhoma Ekonomike e Maqedonisė Veriperėndimore dhe Zyra pėr zhvillim ekonomik lokal tė komunės sė Bogovinės si partnerė tė pėrbashkėt qė do tė implementojnė aktivitete tė projektit “Programi pėr zhvillimin e sipėrmarrėsisė dhe konkurentshmėrisė tė ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme - NVM nė regjionin e Pollogut” tė pėrkrahur nga GTZ RED programa (Programi pėr Zhvillim Ekonomik Regjional).
Nė kėtė trajnim pjesėmarrėsit u informuan lidhur me mėnyrėn e planifikimit, fillimit dhe zhvillimit tė njė biznesi tė caktuar, pėrkatėsisht u trajnuan pėr mėnyrėn e punimit tė njė biznes plani.
Ligjėrata u zhvillua nė njė nivel tė lartė ku pjesėmarrėsve iu dhurua edhe nga njė CD me material tė nevojshėm pėr temėn nė fjalė.

Trajnimi u mbajt nė lokalet e ESA-s nė Tetovė dhe zgjati njė ditė.
Bashkėpunime tė kėtilla pėr kėtė temė dhe tema tė tjera pritet qė tė organizohen edhe nė tė ardhmen andaj studentėt e interesuar mund tė drejtohen nė Qendrėn pėr Shėrbime Studentore dhe Karrierė pranė Rektoratit tė USHT-sė pėr informacione me tė hollėsishme.



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1868