USHT pėrfundoi vitin mė tė suksesshėm

Data 31-12-2008 6:04:37 | Tema: Lajme


TETOVĖ, 31 DHJETOR - Rektori i Universitetit Shtetėror tė Tetovės, Sadi Bexheti, tė premten ka organizuar takim pėrmbyllės me stafin akademik tė kėtij universiteti. Ai ka theksuar se viti 2008 ėshtė njė ndėr vitet mė tė suksesshme tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės.

Bexheti tha se gjatė kėtij viti nuk ėshtė larguar asnjė punėtor nga ky institucion, ndėrsa shprehu bindjen se viti 2009 do tė jetė edhe mė i begatshėm.

"Viti 2008 pėr USHT-nė ėshtė njė ndėr vitet mė tė suksesshme, sepse po kėtė vit u akredituan 11 fakultete, ndėrsa do tė veēoja hapjen e Fakultetit tė Shkencave tė Mjekėsisė dhe atė tė Adiministrim Biznesit nė Kumanovė", deklaroi Sadi Bexheti, rektor i USHT-sė.
Pėr vitin 2009 Bexheti ka paralajmėruar se do tė bėhen pėrpjekje qė tė ndėrtohet mensa studentore, konvikti dhe biblioteka. Sipas tij, ėshtė paraparė qė tė pėrfundojė objekti pėr Fakultetin Ekonomik dhe Juridik.

"Ne planifikojmė dhe ėshtė ndėr prioritetet e stafit udhėheqės tė USHT-sė ndėrtimi i mensės studentore, konviktit dhe bibliotekės pėr studentė dhe nė kėtė drejtim do tė punojmė qė tė pėrmirėsojmė edhe mė tepėr infrastrukturėn e universitetit.

Ndėrsa poashtu punimet rreth objektit pėr dy fakultete nuk janė ndalur dhe ato shpresojmė qė kah mesi i vitit tė ardhshėm tė pėrfundojnė", theksoi Bexheti. Universiteti Shtetėror i Tetovės, sipas Buxhetit, numėron diku rreth 900 pedagogė.

Urim HASIPI



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1872