Leter e hapur ndaj profesoreve tane!

Data 23-01-2009 6:00:00 | Tema: Opinione


Te nderuar profesore dhe akademik, me ndergjegje studentore dhe qytetare, me ndergjegje per mos durueshmerine e gjendjes se varfur politike shqipetare, me ndergjegje dhe respekt ndaj ish ushtareve te UCK-se dhe familjeve te deshmoreve, ua dergojm kete leter te hapur ndaj pa pergjegjesise suaj dhe ndaj mos interesimit te juaj per poziten e mjerrueshme te popullsise shqipetare ne IRJM.

Eshte i pa arsyetuar pasiviteti i juaj ne mbrojtjen e mireqenies shqipetare ne IRJM. Kualifikimet e juaja si profesor dhe akademik dhe puna e juaj, pervec qe duhet te qendrojne si pasuri e popullsise shqipetare, ato duhet te qendroje edhe si rruge rrefyese per mbrojtje te mireqenies shqipetare ne IRJM.

Popullsia shqipetare ne IRJM, shkaku i politikes jo profesionale dhe destruktive, qendron ne buze te shkatrimit. Koha dhe deshtimet kane deshmue qarte se legjitimiteti i rejshem i partive politike shqipetare dhe emerimet personave te pa kualifikuar ne pozita kyce, jane mallkimet e popullsise shqipetare qe do na ndjekin deri ne pafundesi.
Me sa moral ndjekni rrugen per ne pune? Me sa moral ndjekni rrugen per ne pune kur pergjate saj, secili person i logjikshem do te shihte qarte, se numri me i madh i qytetareve shqipetare, jane qe bredhin rruges, jane me koke te ulur dhe me indinjate te zemeruar, te lene pas dore, te pa mbrojtur dhe te zhveshur nga presioni psiqik. Me sa moral hyni ne komunikim me koleget e tjere profesore? Si mundeni te percjellni peshtymen teposhte, kur nje i pa shkolluar, perballe arsimimit dhe kualifikimit te juaj shume vjecar, ua sfidon ate! Po me sa moral dilni para studenteve? Cfar shembulli jeni duke dhene? Me sa arsye pritni qe studentet te ndjekin rrugen e juaj intelektuale? A i keni parashtrue pyetje vehtes se cili eshte qellimi i juaj ne jete?

Jane pyetje te skajshme, por jo aq te skajshme dhe te krahasueshme kur mendohet shkaterimi i mireqenies se popullsise shqipetare ne IRJM. Intrigat e vazhdueshme te pales maqedonase, perseritja e gabimeve te partive shqipetare, mos perberja profesionale e tyre dhe pa aftesia per zhvillim te politikes mbrojtese ndaj popullsise shqipetare, do qendrojne si arsye kryesore te shkatrimit shqipetar.

Zgjedhjet shkojne dhe vijne, pozitat shkojne dhe vijne, por problemet ne palen shqipetare vetem po shtohen. Popullsia shqipetare eshte e prezentuar me vullnetin e saj, por ajo ishte e lajthitur dhe e dhunuar jo njehere, por vazhdimisht. Jemi duke u prezentuar me persona te pa arsimuar, jo kompetent, te pa pergjegjshem, te pa vetedijshem dhe pa ngritje profesionale per mbrojtje te interesave tona ne parlamentin e IRJM-se.

Eshte koha per ndryshime rrenjesore. Nje nevoje ndoshta e hidhur per ju, por e domosdoshme, qe ju te filloni te mendoni per ndryshime ne dobi te studenteve dhe te popullsise shqipetare. Jeni te vetem qe keni kualifikime profesionale te duhura per te perballuar genjeshtrat, intrigat dhe presionet e kundershtareve te kahmotshem. Nuk do te qendroni vetem. Do te jeni te perkrahur nga ushtria me e forte te cilen e njeh e tere bota, studentet.

Studentet.info



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i ktij artikulli gjendet n:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1882