"Diplomat, presim pėrgjigje nga Ministria e Arsimit"

Data 24-01-2009 5:46:49 | Tema: Lajme

TIRANĖ, 23 JANAR - Ne, studentėt e Gazetarisė nė Universitetin e Tiranės, nė Fakultetin e Historisė dhe Filologjisė jemi tė indinjuar nė lidhje me pėrmbajtjen dhe formėn diplomės qė ėshtė vendosur nga Ministria e Arsimit nė pėrfundimin e ciklit tė parė tė Kartės sė Bolonjės. Pėr ketė arsye ne kemi refuzuar t'i tėrheqim ato, deri sa tė na ofrohet njė diplomė e denjė, ku nė pėrmbajtjen e saj tė pėrfshihen edhe kėrkesat mė minimale tė njė studenti, i cili ka studiuar pėr tre vite rresht pranė fakultetit tė mėsipėrm. Kėrkesa kryesore e jona ėshtė vendosja e titullit nė diplomė dhe formulimi i saktė i saj.
Refuzimi ynė niset nga arsyet e mėposhtme:
1-Diploma e Nivelit tė Parė nuk pėrmban titullin e studimit 2-Nuk pėrmban emrin e fakultetit ku kemi studiuar 3-Ka gabime ortografike 4-Nuk ka njė formė tė besueshme pėr tregun e punės 5- Ėshtė pėrdorur njė standard i dyfishtė pėr Kartėn e Bolonjės, pasi brezi i studentėve qė kanė studiuar nė vitet 2004- 2007 ėshtė pajisur me diplomė tė rregullt, ku jepet dhe titulli i specialitetit.
Nisur nga arsyet e parashtruara mė lart, kėrkojmė:
1-Tė pajisemi me diplomė tė rregullt, e cila tė pėrmbajė tė gjithė elementėt e njė diplome tė mirėfilltė universitare si, titullin, nė rastin konkret "Gazetar apo specialist i medies", emrin e fakultetit, si dhe tė jetė nė formė kartoni si diplomat e brezit tė parė tė Bolonjės nė Gazetari.
Kėrkojmė mirėkuptimin tuaj pėr zgjidhjen e kėtij probleme qė na rrezikon tė ardhmen. Gjithashtu, kėrkojmė tė vihemi nė dijeni sa mė shpejt pėr hapat qė do tė ndėrmarrė Ministria. Nė rast tė kundėrt, ne, studentėt e Gazetarisė, tė solidarizuar edhe nga studentėt e tjerė, do tė ndjekim hapat e tjerė demokratikė, deri nė zgjidhjen e kėtij problemi.(shekulli)



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1886