Dita informative nacionale pėr Tempus programin “Lancimi i konkursit tė dytė nė kuadėr tė Tempus IV”

Data 09-02-2009 12:43:42 | Tema: Lajme

TETOVĖ, 8 SHKURT - Nė kuadėr tė fazės sė katėrt tė programit Tempus, Maqedonisė i janė mundėsuar 3.5 milionė euro nga fondet rajonale paraqasėse pėr vitin 2008. Konkursi i cili u hap tė premten kėrkon bashkėpunim tė ndėrsjellė tė universiteteve nga Maqedonia dhe bashkėpunimit rajonal me institucionet e larta arsimore tė Ballkanit Perėndimor. Me njė projekt duhet tė bashkėpunojnė sė paku tri universitete, duke i pėrfshirė tė gjitha institucionet e akredituara pėr arsim tė lartė tek ne dhe nė rajon. Ministri i Arsimit dhe Shkencės, Pero Stojanovski, nė hapjen e konkursit theksoi se programet Tempus e kanė nxitur mobilizimin tek studentėt, por edhe tek profesorėt.
Projektet Tempus dukshėm kontribuuan nė pjesėn e reformave nė arsimin e lartė veēanėrisht nė programet studiuese dhe deklaratėn e Bolonjės", tha Stojanovski. Ai shtoi se nė Maqedoni qėndrojnė pėrfaqėsues tė vendeve tė cilėt tani kanė hyrė nė kėtė program me qėllim qė tė njoftohen si punon Tempus zyra tek ne, duke shprehur shpresė qė pėrvojat tė cilat do t'i marrin do t'i zbatojnė nė shtetin e tyre. Kryetari i konferencės ndėruniversitare, Sadi Bexheti nė emėr tė tė gjitha universiteteve nė Maqedoni theksoi se me projektet e fituara nga Universitetet nė Maqedoni gjatė konkursit tė parė tė Programit Tempus IV u dėshmua se jemi tė pėrgatitur pėr sfidat e reja nė hapėsirėn Evropiane pėr arsim tė lartė dhe nėnvizoi se duhet tė tregohet njė nivel i lartė i profesionalizmit gjatė implementimit tė kėtyre projekteve posaēėrisht nėse merret parasysh fakti se kėto projekte shkojnė nė dobi tė studentėve dhe ēojnė drejtė modernizimit tė sistemit tė arsimit tė lartė nė Maqedoni.

Koordinatorja e Tempus programit Snezhana Biliq – Sotiroska informoi se deri mė tani janė realizuar 30,2 milionė euro pėrmes projekteve dhe mobilizimit individual tė kuadrit akademik, me ē'rast janė financuar mė shumė se 130 aktivitete projektuese. "Nė kuadėr tė projekteve janė hapur institucione tė reja dhe fakultete, janė reformuar programet studimore tė fakulteteve, laboratorėve tė reja, pajisjeve, metodave arsimore me mbėshtetje informatike, riedukimit dhe mobilizimit tė kuadrit arsimor dhe tė studentėve", shtoi Biliq-Sotiroska.

Tempus ėshtė program i Komisionit Evropian pėr reformėn e sistemeve nė arsimin e lartė nė pajtim me Deklaratėn e Bolonjės, e cila nė Maqedoni funksionon nga viti 1996.



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1899