U shėnua 14-vjetori i ligjėratave tė para nė Universitetin e Tetovės

Data 18-02-2009 12:01:05 | Tema: Lajme


TETOVĖ, 17 SHKURT - Pėrmes njė Akademie solemne, Universiteti Shtetėror i Tetovės shėnoi pėrvjetorin e ligjėratave tė para tė organizuara mė 17 shkurt 1995.

Tė pranishėm nė kėtė akademi ishin prorektori i Universitetit tė Evropės Juglindore, prof. dr. Murtezan Ismaili, prorektorėt e Universitetit “Goce Delēev” tė Shtipit, prof. Boris Krstev dhe prof. Blazo Boev, rektori i parė i Universitetit tė Tetovės, prof. dr. Fadil Sulejmani, kryetari i parė i Senatit tė Universitetit tė Tetovės, prof. dr. Milaim Fejziu, profesorėt e parė tė UT-sė etj.
Me rastin e hapjes sė akademisė solemne, Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti u shpreh: “Nga ligjėratat e para tė para 14 vitesh, kur nuk kishte hapėsira pėr mėsim, kuadėr tė mjaftueshėm mėsimor, financim tė sigurt dhe as njohje formale ligjore, sot Universiteti ynė ėshtė lider i institucioneve tė arsimit sipėror, me kryesimin e Konferencėn Ndėruniversitare tė Republikės sė Maqedonisė, kurse nė planin regjional, kryesuese e Rrjetit Ndėrkombėtar tė Institucioneve tė Mjekėsisė Akademike, institucion i sapoformuar me iniciativėn e USHT-sė.

Tė gjitha kėto suksese do tė ishin vetėm njė shpresė e parealizuar e shqiptarėve, poqese kjo iniciativė nuk do tė pėrkrahej nga banorėt e kėtij qyteti dhe shqiptarėve kudo qė gjenden dhe me kėtė rast dėshiroj tė falėnderoj tė gjithė ata qė kontribuan pėr themelimin e Universitetit tė Tetovės si dhe mbarėvajtjen e punės sė kėtij universiteti”. Ndėrkaq, prof. dr. Fejzulla Shabani lexoi referatin e pėrgatitur nga programi studimor i historisė duke bėrė njė retrospektivė pėrgjatė periudhės 14 vjeēare nga fillimi i ligjėratave tė para e deri mė sot.

Akademia Solemne u pėrcoll me disa pika instrumentale tė pėrgatitura nga programi studimor i artit muzikor pranė USHT-sė.

Pas Akademisė Solemne, delegacioni i USHT-sė dhe njė grup studentėsh, tė udhėhequr nga prorektori pėr shkencė, prof. dr. Agim Shabani bėnė homazhe te varri i dėshmorit Abdilselam Eminit, si dhe vendosėn kurora tek busti i tij qė gjendet para Fakultetit tė Arteve. Mė tej delegacioni realizoi njė vizitė nė familjen Emini pėr tė vazhduar nė fshatin Poroj, aty ku edhe u mbanė ligjėratat e para 14 vite mė parė.

Nė Poroj u pritėn nga kryetari aktual i Bashkėsisė lokale si dhe nga kryetari i atėhershėm, zt. Rexhep Sadiki, tė cilėt rikujtuan ngjarjet e 17 shkurtit tė 1995-sė.



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1909