Fejzulla Shabani rektor i pėrkohshėm i USHT-sė

Data 04-03-2009 5:21:33 | Tema: Lajme

TETOVĖ, 4 MARS - Prej tė hėnėn, kur edhe zyrtarisht ka filluar fushata parazgjedhore detyrat e rektorit tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT) do ti ushtojė prof.dr. Fejzulla Shabani, pėrgjegjėsi i programeve studimore tė shkallės sė tretė nė USHT. Shabani, do tė mbajė postin e ushtruesit tė detyrės sė rektorit tė USHT-sė, pasi drejtpėrdrejtė nė kėtė garė ėshtė kyēur rektori aktual prof. dr. Sadi Bexheti, i cili ėshtė kandidati i Partisė Demokratike Shqiptare (PDSH) pėr funksionin e kryetarit tė Komunės sė Tetovės. “Vendosa qė pėr shkaqe morale, tė largohem pėrkohėsisht nga funksioni i rektorit, deri ditėn e zgjedhjeve me qėllim qė qėndrimi im tė mos tė mos merret si keqpėrdorim i detyrės pėr llogari tė kandidimit pėr kryetar komune”, pohoi Bexheti.
Njė muaj mė parė, ai kishte deklaruar pėr “Lajm” se nuk do tė kishte nevojė qė dikush tjetėr ta zėvendėsojė nė detyrėn e rektorit tė USHT-sė, gjatė 20 ditėve tė fushatės dhe deri nė kumtimin e rezultateve. “Sipas Ligjit dhe Statutit, unė mund tė kryejė detyrėn e rektorit, deri nė kohėn kur do ta jap betimin nė Komunė, kuptohet nėse e fitoj garėn”, pat pohuar ai. Mirėpo, qė tė mos ketė keqkuptime si dhe pėr shkaqe morale, sikurse thotė Bexheti, javėn e kaluar nė USHT u pėrgatit vendimi pėr caktimin e prof.dr. Shabanit nė postin e u.d. rektorit.
Vendimi ėshtė sjellė nga Senati dhe Kėshilli i rektorati, organet mė tė larta tė USHT-sė. Sipas Statutit tė Universitetit, tė dyja kėto organe i drejton rektori, qė do tė thotė se Shabani pėrveē detyrės sė rektorit do tė kryesojė pėrkohėsisht edhe Senatin e USHT-sė. Punėt do ti kryejė bashkėrisht me prorektorėt tjerė. Edhe pse nė mesin e tyre ka tė atillė qė janė tė angazhuar nėpėr parti tė ndryshme, Bexheti, thotė se ka aq besim nė Shabanin por edhe te prorektorėt se do ta drejtojnė mirė USHT. Zgjedhjet lokale dhe presidenciale, ku rektori nė pushim i USHT-sė, garon pėr kryetar komune, ėshtė caktuar tė mbahen tė dielėn e 22 marsit. Tė nesėrmen, mė 23 mars, Komisioni Zgjedhor Qendror (KZQ) pritet tė shpallėn rezultatet e para zyrtare, kurse pas disa ditėve tė rezultatet pėrfundimtare. Nuk pėrjashtohet mundėsia pėr njė raund votimi, i cili do tė mbahet me 5 prill, nėse asnjėri pėr kandidatėve nuk fiton mbi 50 pėr qind tė votave. Kundėr kandidatė tė Bexhetit, nga blloku politik shqiptar, janė kryetari aktual i Tetovės, Hazbi Lika nga Bashkimi Demokratik pėr Integrim, si dhe Mahmut Jusifi nga Demokracia e Re.

Nga: Laura Papraniku



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1914