Vela:Mbyllja e Poliklinikės sė USHT-sė akt arbitrar dhe politik

Data 21-04-2009 8:31:38 | Tema: Lajme


TETOVĖ, 21 PRILL - Akt arbitrar dhe tė motivuar politikisht e ka cilėsuar rektori i porsazgjedhur i Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT) mbylljen e Poliklinikės sė USHT-sė, nga ana e Inspektoratit Shtetėror Sanitar Shėndetėsor (ISHSSH) pasditen e 16 prillit. Rektori Agim Vela dhe drejtori i kėsaj poliklinike, Naser Nebiu, pėrmes njė preskonference tė pėrbashkėt kanė hedhur poshtė pretendimet e ISHSSH-sė pėr mos respektim tė akteve ligjore dhe programeve tė miratuara nga Ministria e Shėndetėsisė, ndėrsa kanė bėrė tė ditur se kanė reaguar nė Ministri kundrejt vendimit tė inspektoratit. “Ėshtė njė akt arbitrar dhe kjo mund tė parashihet si njė akt politik”, ka thėnė Vela, duke pretenduar se e vėrteta dhe drejtėsia janė nė anėn e USHT-sė dhe Poliklinikės.
“Politika u thelua edhe nė mbrojtjen shėndetėsore tė studentėve, mirėpo neve nuk do tė heshtim pėr kėtė ngjarje dhe do vazhdojmė tė kėrkojmė rihapjen e kėsaj poliklinike”, tha Nebiu, duke shtuar se ėshtė bėrė edhe ankese tek Ministria e Shėndetėsisė. Drejtori Abdiu, gjithashtu tha se poliklinika e USHT-sė ėshtė mbyllur pėr shkaqe te panjohura. “Posedojmė tė gjitha dokumentet e regjistrimit dhe kemi edhe leje pėr punė nga Qeveria”, pohoi ai duke thėnė se institucioni qė ai drejton i ka tė gjitha kushtet e nevojshme pėr punė dhe se posedon kuadėr tė mirėfilltė. Edhe pse nė bazė tė dispozitave ligjore, pas vendit te ISHSSH-sė, tė drejtėn pėr rihapjen e poliklinikė e ka ministri i Shėndetėsisė, Bujar Osmani, deri tani nuk ka firmosur nj vendim tė kėtillė. Inspektorėt, tė enjten e javės sė kaluar i vendosė Poliklinikės shiritin e verdhė qė tregon mbyllje e pėrkohshme, deri nė sigurimin e kushteve. ISHSSH-ja, pėrmes njė komunikate bėnte tė ditur se gjatė kontrollit sistematik, studentėt e vendit si dhe ato qė nuk janė shtetas tė Maqedonisė dhe qė nuk kanė sigurim shėndetėsor paguanin nga 1500 denarė. ”Kjo ėshtė nė kundėrshtim me Programin pėr kontrolle sistematike pėr nxėnės dhe studentė nė RM pėr vitin 2009, ku nė mėnyrė tė qartė theksohet se kėta kontrolle sistematike nuk paguhen, ndėrsa mjetet pėr ta sigurohen nga Buxheti i RM.”, thuhej nė njoftimin e ISHSSH-sė. Parregullsia tjetėr, thuhej se kishin tė bėjė me kuadrin, qė sipas raportit tė ISHSSH-sė kryen veprimtari shėndetėsore, nė poliklinikė, pa pasur marrėdhėnie pune, ndėrsa pėr mbajtjen e evidencės thuhej se nuk plotėsohen nė mėnyrėn e duhur dokumentet “Nga mbikėqyrja e kryer pėr kontrollime sistematike, u konstatua se ka tė nėnshkruara nga dy formularė pėr pėrzgjidhje tė mjekut amė. Nė vetė kartotekėn, studentėve iu jepen dy formularė pa sqarime plotėsuese si dhe pa pajtim e tyre pėr zgjidhje tė mjekut amė, nė kėtė institucion”, raportonte ISHSSH-ja.



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1941