Studime universitare, Rusia ofron bursa pėr shqiptarėt

Data 23-04-2009 14:21:29 | Tema: Lajme

TIRANĖ, 23 PRILL - Nė bazė tė marrėveshjes bilaterale tė bashkėpunimit nė fushėn e arsimit, qeveria ruse ofron 25 (njėzetepesė) bursa studimi pėr nė universitetet publike tė Federatės Ruse, 20 bursa pėr studime universitare dhe 5 pėr studime pasuniversitare, pėr vitin akademik 2009-2010. Meqenėse masa e bursės ėshtė e vogėl, studentėt duhet tė paguajnė vetė shpenzimet e ushqimit, tė cilat shkojnė deri nė 300 USD nė muaj. Gjithashtu, tė gjithė studentėt qė do tė fillojnė studimet pėr vitin akademik 2009-2010 duhet tė paguajnė siguracionin shėndetėsor nė shumėn deri nė 250 USD nė vit. Pėr realizimin e programit tė studimeve, tė gjithė studentėt qė nuk dinė gjuhėn ruse duhet t‘i nėnshtrohen vitit pėrgatitor tė gjuhės, i cili fillon nė shtator 2009. Drejtėsia dhe politologjia, sipas njoftimit tė Ministrisė ruse tė Arsimit, kanė bursa tė limituara. Vetėm dy shqiptarė do tė mund tė ndjekin studimet nė kėto degė. Aplikantėt tė paraqesin pranė sektorit tė Marrėdhėnieve me Jashtė nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės, dokumentet e kėrkuara, tė cilat gjenden nė faqen zyrtare tė Ministrisė sė Arsimit. Afati i fundit i dorėzimit tė dokumenteve tė kandidatėve nė sektorin e marrėdhėnieve me jashtė nė MASH ėshtė data 30 prill 2009.
Dokumentet kryesore tė kėrkuara, pėr tė pwrfituar bursėn janw: Kėrkesė e tė interesuarit drejtuar MASH-it, duke specifikuar degėn nė tė cilėn kandidati dėshiron tė studiojė, vėrtetimin e notave pėr tri vitet e para dhe tė semestrit tė parė tė vitit tė katėrt tė shkollės sė mesme. Ky vėrtetim duhet tė jetė i firmosur nga drejtoria ose zyra arsimore e rrethit pėrkatės. Pjesė e dokumentacionit duhet tė jetė raporti mjekėsor pėr aftėsi studimesh, raportin mjekėsor pėr virusin HIV/AIDS, certifikatėn e lindjes me fotografi, kopjen e pasaportės. Sipas rregullit, pasaporta duhet tė jetė e vlefshme deri nė njė vit e gjysmė mbas hyrjes nė Rusi.




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1942