Nė rrezik ekzistimi i USHT-sė

Data 15-05-2009 3:35:04 | Tema: Lajme


TETOVĖ, 15 MAJ - Shkurtimi i 10 milionė denarėve nga buxheti i Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT) qė ėshtė propozuar nga ana e Qeverisė, ka vėnė nė alarm kėtė universitet, ku edhe zyrtarisht vendosin nė pikėpyetje pėrfundimin e dy objekteve, qė kanė nisur tė nderohen nė 2006-ėn pėr fakultetet e Juridikut dhe Ekonomikut. Tė enjten, USHT- ka reaguar edhe zyrtarisht ndaj propozimit tė Qeverisė pėr ribalancin e Buxhetit tė shtetit, i cili pritet tė miratohet sė shpejti nė Parlament, ndėrsa u apelojnė deputetėve qė tė reagojnė urgjentisht ndaj, sikurse thonė kėtij diskriminimi tė pakuptimtė. “USHT ėshtė institucion publik i arsimit tė lartė dhe duhet tė ketė trajtim adekuat dhe proporcional nga Qeveria e Maqedonisė, si ēdo institucion tjetėr buxhetor.
Pėrndryshe, rrezikohet funksionimi i universitetit tė vetėm shtetėror me mėsim nė gjuhėn shqipe”, thuhet nė reagim, Nga kabineti i rektorit Agim Vela, me keqardhje konstatojmė se politika degraduese ndaj arsimit tė lartė shqiptarė nuk ka fund. “Sikur tė mos mjaftonte fakti, qė nga shuma prej 2.1 miliardė denarė tė parapara pėr katėr universitetet shtetėrore, USHT-sė iu ndanė vetėm 220 milion denarė apo vetėm 10 pėr qind e kėsaj shume, e edhe mė keq, nga kjo shumė vetėm 22.7 pėr qind janė tė parapara pėr investime kapitale –objekte”. 10 millionė denarėt qė janė propozuar t’i hiqen USHT-sė nga buxheti i 2009-ės, janė pikėrisht nga mjetet e dedikuara pėr investime kapitale e qė me buxhetin e kėtij viti ishin vetėm 50 milion denarė.
“Me kėtė USHT-ja dėmtohet edhe mė shumė, pasi vihet nė pikėpyetje pėrfundimi i objektit tė Fakultetit Ekonomik dhe Juridik dhe nė pėrgjithėsi funksionimin normal tė procesit mėsimor”.
Nė kabinetin e rektorit Vela, shprehen tė habitur se sin ė Qeveri ėshtė diskutuar qė t’u shkurtohen 20 milionė denarė. Zėdhėnėsi Shefik Duraku, njė ditė mė parė, kishtė deklaruar pėr “Lajm” se ministri i financave kishte kėrkuar heqjen e 20 milionė denarėve nga buxheti i USHT-sė. “Me intervenimin e zėvendėskryeministrit Ademi ajo shumė u pėrgjysmua”, pat pohuar Duraku. Mirėpo, nė USHT kishin pritur qė ribalanci t’ju rritė buxhetin e caktuar paraprakisht dhe jo t’ju shkurtohen edhe ato pak para, qė konsiderojeni e i ndan shteti. “Nė vend qė tė pėrmirėsohet gjendja dhe tė parashihen shuma tė reja, nisur nga numri i studentėve, i fakulteteve dhe nevojave pėr infrastrukturė, Qeveria diskuton edhe sa mjete t’ia marrė USHT-sė, 10 milionė apo 20 milionė!”, vėrejnė ato. Rikujtojmė qė USHT-ja ėshtė universiteti i dytė pėr nga kriteret: numri i studentėve, numri i programeve studimore dhe stafi akademik, ndėrsa me financohet minimalisht nga Buxheti i Republikės sė Maqedonisė, me vetėm 10 pėr qind, shkruhet nė reagim. Nė kėtė, plotėsojnė mė tej, USHT radhitet pas Universitetit tė Shtipit, i cili merr 14.6 pėr qind, Universitetit tė Manastir, qė merr 11.9 pėr qind dhe Universitetit tė Shkupit me 63.2 pėr qind tė mjeteve tė parapara pėr universitetet shtetėrore. Pėr dallim prej buxhetit tė njė viti mė parė, nė 2009-nė vetėm USHT-sė iu zvogėluan mjetet. Nga 260 milionė e 913 mijė denarė sa ishin ndarė nė vitin 2008, me buxhetin e sivjetmė iu ndanė 220 milionė e 36 mijė denarė, kurse tre universitete tjera, nė gjuhėn maqedonase morėn buxhet mė tė madh se para njė viti.

Nga: Laura PAPRANIKU



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1961