Gazetaria, nuk ka nevojė pėr pushim

Data 27-05-2009 8:05:21 | Tema: Lajme


TETOVĖ, 27 MAJ - Nė prag tė pėrfundimit tė vitit akademik 2008/2009, studentėt e katedrės sė gazetarisė nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės, kanė dalur me njė konferencė shtypi, pėr tė sqaruar, sikurse thanė “njėherė e mire, konfuzionet, shtrembėrimet, madje edhe shpifjet qė po bėhen ndaj drejtimit tė gazetarisė”. Shkas pėr kėtė, thanė se ėshtė bėrė njė emision televiziv, ku sipas gazetarėve tė ardhshėm, ėshtė paragjykuar stafi mėsimdhėnės dhe ėshtė sugjeruar qė drejtimi i gazetarisė tė pushojė ndonjė vit. “Brenga e madhe e jona buron nė atė qė sesi ka mundėsi qė dikush tė paragjykojė stafin e gazetarisė dhe tė japė sugjerime pėr ta mbyllur pėr njė vit kėtė drejtim studimor”, tha Agron Vrangalla, student i vitit tė parė nė drejtimin e gazetarisė. Kėto tendenca, sipas tij, rrezikojnė autonominė dhe tė ardhmen e studentėve tė gazetarisė.
Gazetaria, nė USHT, u hap pėr herė tė parė nė vitin akademik 2007/2008 dhe tani duhet tė regjistrojė gjeneratėn e tretė tė studentėve. Nė konferencėn pėr shtyp, qė u mbajt tė mėrkurėn, u tha se drejtimi i gazetarisė ka energji tė pashtershme te vazhdojnė punėn e nisur. “Po tė kishte probleme, tė jeni tė i bindur se do tė ishim vetė ne studentėt e gazetarisė qė do tė kishim reaguar”, pohoi Vrangolla, student i vitit tė parė, duke shtuar se studentėt e gazetarisė nuk duan tė pėrfshihen “nė episode qė kanė ngjyrime politike” dhe se nuk duan tė jenė pjesė e “ambicieve dhe e mllefeve tė personave tė caktuar”. Para mjeteve tė informimit, studentėt kanė publikuar edhe emrat e profesorėve tė angazhuar si dhe parametrat me tė cilat funksionon drejtimi i gazetarisė.

Vitin e kaluar nė kėtė drejtim u regjistruan rreth 20 studentė, dhe po kaq njė vit mė parė. Nė njė debat, qė ditė mė parė u organizua nė televizionin publik, ish-ministri i arsimit Sulejman Rushiti, e llogariti pėr kredi politike hapjen e drejtimit tė gazetarisė, nė USHT, nė kohėn kur ai ishte ministėr dhe kur Universiteti u zgjeruan nga katėr fakultete dhe njė shkollė tė lartė profesionale nė 11 fakultete.

Mirėpo paraardhėsi i tij, Aziz Pollozhani, tha se “nuk ėshtė puna vetėm tė hapen fakultetet, por tė shihet se sa i plotėsojnė kushtet kadrovike” dhe se “nuk ka asgjė tė keqe nėse pėr disa vite pushojnė drejtime apo profile tė caktuara, pėr tė cilat konsiderohet se nuk ėshtė e nevojshme tė prodhojnė ēdo vit kuadro”. Pollozhani, shembull pėr kėtė, mori praktikėn e Universitetit tė Shkupit, kurse drejtimet qė mė pushojnė mė sė shpeshti kėtu janė ato artit dhe gazetaria.






Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1972