Prof. DR. Agim VELA zgjidhet rektor i USHT-sė pėr 4 vitet e ardhėshme

Data 04-07-2009 7:56:30 | Tema: Lajme


TETOVĖ, 4 KORRIK - Nė ambientet e Fakultetit tė Shkencave tė Mjekėsisė u mbajt mbledhja e Drejtorisė sė Rektoratit, kurse mė orėn 9.00 ėshtė mbajtur edhe mbledhja e Senatit tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės. Nė mbledhjen e Drejtorisė sė Rektoratit dhe Senatit u shqyrtua Aktvendimi nr. 12- 4847/1 me datė 02.07.2009 i Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, si dhe Miratimi i propozimit pėr zgjedhje tė Rektorit tė USHT-sė.



Drejtoria e Rektoratit dhe Senati i USHT-sė debatuan lidhur me kėtė Aktvendim tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, ku konstatuan se ėshtė bėrė shkelje e Kushtetutės, Ligjit pėr arsimin sipėror dhe Statutin e Universitetit Shtetėror tė Tetovės. Aktvendimi nė fjalė ka afat pėr ankesė 15 ditė nga dita e pranimit, gjė e cila nuk ėshtė respektuar nga ana e personit tė caktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, pėr shkak se Dr. Agron Reka nuk ka thirrje mėsimorė
shkencore tė profesorit ordinar siē e parasheh neni 53 i Ligjit pėr Arsimin sipėror (Gazeta zyrtare e RM nr. 35/08). Dr. Agron Reka nė Rektoratin e USHT-sė ka hyrė me dhunė dhe forcat policore dhe militant tė BDI-sė, me ē'rast me dhune ėshtė marrė zyra e Sekretarit dhe ēelėsi i zyrės prej Sekretarit tė pėrgjithshėm tė USHT- sė, si dhe nė mėnyrė tė njėjtė ėshtė thyer brava e derės sė zyrės sė Rektorit dhe ėshtė hyrė pa prezencėn e Rektorit Prof. Dr. Agim Vela, nė tė njėjtėn mėnyrė ėshtė hyrė nė zyrėn e Prorektorit pėr Arsim.

Pas diskutimeve tė bėra, Senati i Universitetit Shtetėror i Tetovės njė zėrit e hodhi si tė pa bazė ligjore dhe konsiderohet i pavlefshėm Aktvendimin e MASH-it pėr shkarkimin e organeve tė universitetit.
Organ i vetėm pėr zgjedhjen dhe shkarkimin e organeve tė Universitetit ėshtė Senati i USHT-sė.
Senati i Universitetit Shtetėror tė Tetovės nė mbledhjen e sotme ju drejtohet Qeverisė sė RM-sė, Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, Institucioneve relevante Ndėrkombėtare tė akredituara nė RM-sė, Studentėve dhe stafit akademik, administrativ tė USHT-sė, si dhe opinionit lidhur me shkeljen e procedurave ligjore tė cilat janė nė kundėrshtim me Ligjin pėr Arsimin e lartė tė RM-sė. Tė merren masa tė menjėhershme pėr anulimin e Aktvendimit nė fjalė.
Procedura pėr zgjedhjen e Rektorit ishte inicuar mė 24 qershor 2009 dhe kandidimi ishte i hapur deri mė 03 korrik 2009. Procedura pėr zgjedhjen e Rektorit ėshtė nė pajtueshmėri me Ligjin pėr Arsimin e lartė tė RM-sė, Statutin e Universitetit Shtetėror tė Tetovės dhe kriteriumeve pėr zgjedhje tė Rektorit.
Nė bazė tė procedurės sė inicuar mė 24 qershor 2009 pėr zgjedhje tė Rektorit, kėshillat mėsimor-shkencor tė fakulteteve tė USHT-sė, kandiduan 2 kandidatė, edhe atė prof. Dr. Agim Vela dhe prof. dr. Miftar Zyberi. Drejtoria e Rektoratit tė USHT-sė, i shqyrtoi dokumentacionin e kėshillave mėsimor-shkencor tė fakulteteve dhe pas procedurės sė votimit i propozoi Senatit tė USHT-sė dy kandidatėt.

Senati i Universitetit Shtetėror tė Tetovės , me votim tė fshehtė, me shumicė votash zgjodhi prof. dr. Agim Vela pėr Rektor tė USHT-sė me mandat 4 vjeēar. Tė pranishėm nė mbledhje tė Senatit ishin 15 nga gjithsej 21 anėtarė tė Senatit.

Prof.dr. Agim Vela mori 12 vota tė senatorėve, kurse 3 senatorė votuan pėr prof. dr. Miftar Ziberi.






Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1995