Osman Kadriu: Ėshtė shkelur autonomia e USHT-sė

Data 06-07-2009 13:54:18 | Tema: Lajme


SHKUP, 6 KORRIK - Prorektori i Universitetit FON dhe eksperti i ēėshtjeve juridike, prof.dr Osman Kadriu ka theksuar se ėshtė e qartė se nė USHT ėshtė cenuar autonomia e universitetit me ndėrhyrjen e tillė tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės

Prorektori i Universitetit FON nė Shkup, prof.dr. Osman Kadriu pėr agjencinė e lajmeve INA ka theksuar se janė krijuar paqartėsi tė mėdha sa i pėrket zhvillimeve tė fundit nė USHT.

“Mendoj se ėshtė e qartė se cėnohet autonomia e Universitetit. Ndėrsa nė anėn tjetėr, me kohė ėshtė dashur tė ndėrhyjė Qeveria pas kontrolleve tė inspektorėve pėr keqpėrdorime dhe jo nė kėtė formė kur paraqiten tani me masa administrative”, ka theksuar Osman Kadriu. Sipas tij, nė kėtė situatė qė ėshtė nė USHT rrugėdalja ėshtė shumė e vėshtirė. “Nė kėtė fazė kemi involvim tė strukturave shtetėrore, mosmarrėveshje tė partive qė janė kyēur drejtpėrdrejt me problemin dhe qė garojnė pėr tė kontrolluar universitetin. Por nga gjithė kjo situatė, viktima janė studentėt”, theksoi prorektori i FON-it, prof.dr. Osman Kadriu.


Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1999