Rruga pėr nė autonomi universitare

Data 20-07-2009 1:06:54 | Tema: Lajme


Dr. sc. Jeton SHASIVARI

Nėse para 15 vitesh prioritet i shqiptarėve ishte zyrtarizimi me ligj i UT-sė gjė qė u realizua me miratimin e ligjit pėr tė nė v. 2004, sot, kanė evoluar prioritetet sepse nevojė jetike e shoqėrisė shqiptare ėshtė sigurimi i autonomisė sė kėtij institucioni tė lartė arsimor dhe shkencor sepse njė universitet o ėshtė autonom o nuk ėshtė fare universitet.

Pra, nėse para 15 vitesh shqiptarėt kishin nevojė pėr universitet sot, pas 15 vitesh ata kanė nevojė pėr njė autonomi universitare tė tipit amerikan dhe europian.

Nė dy raste, USHT shėrbeu si njė arenė e pėrplasjeve politike midis dy partive mė tė mėdha shqiptare, qė assesi s’po e kuptojnė se nėse njė universitet ėshtė shtetėror kjo nuk domethėnė se ai universitet ėshtė pushtetėror.
Nuk duhet menduar se, u bė 1:1 pėr partitė shqiptare por, u bė 2:0 pėr Gruevskin dhe qėllimet strategjike dhe afatgjata tė pushtetit maqedonas, i cili assesi s’po lejon qė ky institucion ta merr veten! Ēudi: kur UT ishte nė duar tė popullit edhe pse nuk njihej nga ligji dhe shteti kishte njė autonomi qė nuk i garantohej, kurse sot, kur USHT njihet nga ligji dhe shteti nuk e ka autonominė qė i garantohet!

Andaj, tė trija partitė shqiptare duhet thellė tė mendohen se si lejuan qė pėrmes tyre Gruevski tė bėjė “karrikaturė” me autonominė e universitetit qė dikur ishte “bastion” i mendjes dhe ndėrgjegjes kolektive tė shqiptarėve dhe si e sollėn veten nė atė pozicion qė pėrmes universitetit ta “bildojnė” rejtingun e Gruevskit sepse ndėrhyrjet e tilla, nė opinionin maqedonas konsiderohen si “paaftėsi kolektive” e shqiptarėve tė qeverisin drejtė me universitetin, kurse nga ana tjetėr, nė kėtė vend ka edhe disa universitete shtetėrore qė drejtohen vetėm nga maqedonasit ku ēdo gjė “funksionon pėr mrekulli”?!

Arsyetimet se kjo ndėrhyrje ėshtė bėrė mbi bazėn e konkluzave tė Parlamentit, konstitucionalisht nuk janė tė qėndrueshme, pėr arsye se, vullneti i shumicės politike nė Parlament nuk mund tė shėrbejė si njė kriter meritor pėr vlerėsime shkencore. Politika i ka kriteret e veta kurse, shkenca tė vetat! Mund vetėm ta paramendojmė shoqėrinė ku shumica politike ėshtė edhe kriter shkencor! Prandaj, nė tė dyja rastet, mbizotėroi qasja e gabuar, sepse nuk do me thėnė qė pushtetin nė universitetin shtetėror e ka qeveria qė disponon me mjetet financiare ose parlamenti qė ėshtė themelues i tij, meqė autonomia universitare qė garantohet me Kartėn e Bolonjės dhe me kushtetutėn e vendit nėnkupton qė, universiteti tė jetė i pavarur, i lirė dhe i mėvetėsishėm nga vendimet dhe ndikimet e institucioneve tjera qė poashtu kanė pushtet nė shoqėri.

„Risetimi“ i USHT-sė

Lidhur me fajin eventual pėr veprimet joligjore nė universitet, duhet thėnė se, dukuri tė tilla hasen edhe nė shoqėritė e zhvilluara, mirėpo, pėrgjegjėsia pėr to nuk vėrtetohet nga qeveria, parlamenti apo inspektoratet, por nga gjyqėsia nė procedurė tė paraparė me ligj. Nėse dikush nga qeverisja universitare ka pėrgjegjėsi penale, civile apo financiare, ajo duhet konstatuar me vendim tė prerė gjyqėsor dhe mė pas, ky vendim duhet tė pėrmbarohet nga qeveria. Bile, edhe po tė ketė njė vendim tė tillė, qeveria duhet ta kalkulojė 10 herė mundėsinė e intervenimit, gjithnjė duke i dhėnė prioritet intervenimit tė vetė organeve universitare sepse kėshtu veprohet nė shoqėritė demokratike ku sundon e drejta dhe ku respektohet autonomia universitare!

Ka ardhė koha e lirimit tė USHT-sė nga „duart“ e politikės ditore. Ka ardhė koha qė komuniteti akademik shqiptar (profesorėt dhe studentėt) ta shijojė autonominė e mirėfilltė universitare. Nė kėtė vend, shumėēka ėshtė e politizuar, pėrfshi edhe drejtėsinė. Nė kėtė vend, shumė ligje janė nė kundėrshtim me vetėveten dhe me ligjet tjera! Andaj, nuk duhet pritur njė zgjidhje afatgjate nga organet e drejtėsisė. Zgjidhja afatgjate mund tė vjen vetėm pėrmes formimit tė njė trupi tė pavarur profesional ku do tė pėrfshihen ekspertė eminentė vendorė dhe ndėrkombėtarė tė arsimit tė lartė, njė trup qė do pėrkrahej nga bashkėsia ndėrkombėtare dhe partitė shqiptare, tė cilat sė bashku pėr njė ēast duhet t’i harrojnė „lėkurat partiake“ duke u vėnė nė shėrbim tė vendosjes dhe ruajtjes sė autonomisė universitare sepse komuniteti akademik shqiptar e meriton kėtė gjė.

Detyra kryesore e kėtij trupi do tė ishte realizimi i procesit tė riorganizimit tė brendshėm nė USHT, pėrfshi kėtu edhe zgjedhjen e senatit, rektorit dhe organeve tjera drejtuese mbi bazėn e njė gare fer, tė paanshme, demokratike, transparente dhe sipas meritave shkencore. Kjo do tė ishte forma e duhur e „risetimit“ njėherė e pėrgjithmonė tė autonomisė, autoritetit dhe pushtetit tė USHT-sė.

Fundja, sa mė tepėr qė po i afrohen NATO-s dhe BE-sė, politikanėt shqiptarė herėt a vonė, do e kuptojnė se, pushteti universitar atje, konsiderohet si degė e pestė e pushtetit krahas atij ligjvėnės, ekzekutiv, gjyqėsor dhe medial dhe, atje politika „i dridhet“ universitetit e jo e kundėrta.




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=2011