DEMANT

Data 20-07-2009 1:11:16 | Tema: Lajme

Lidhur me lajmin e emituar nė TV Koha, e liferuar nga MIA dhe e botuar mė 16.07.2009 nė gazetat ditore “Lajm”, “Utrinski Vesnik”, “Vreme”, etj., gjoja se Gjykata Kushtetuese e R.M.-sė nė mbledhjen e fundit tė saj, ka hedhur posht kėrkesėn e Prof. Dr. Agim Vela pėr mbrojtje tė tė drejtave dhe lirive tė tij nė bazė tė pėrkatėsisė nacionale, fetare dhe politike, si dhe nė lidhje me shkarkimin e tij joligjor nga funksioni Rektor i Universitetit Shtetėror tė Tetovės.

Duam t`i qartėsojmė opinionit se kėrkesa e Prof. Dr. Agim Velės nuk ėshtė e refuzuar ose hedhur poshtė pėr shkak tė mungesės sė bazės ligjore.
Kėrkesa do tė shqyrtohet pas shterjes sė tė gjitha mjeteve dhe veprimeve tjera juridike, nė pėrputhje me dispozitat pozitive ligjore tė cilat Prof. Dr. Agim Vela i ka parashtruar para gjyqeve kompetente tė Republikės sė Maqedonisė, pranė Komisionit tė shkallės sė dytė pėr vendosje nga sfera e arsimit pranė Qeverisė sė R.M.-sė, si dhe para tė gjitha organeve dhe institucioneve kompetente tė shtetit.

Tė njėjtat veprime janė parashtruar si nga Prof. Dr. Agim Vela ashtu edhe nga anėtarėt e shkarkuar tė Senatit tė USHT-sė nė mėnyrė joligjore, dhe pėr tė njėjtat ka mbulesė me dėshmi dhe fakte konkrete tė cilat tregojnė joligjshmėrinė e gjithė procesit qė udhėhiqet kundėr shkarkimit tė paligjshėm tė Rektorit dhe anėtarėve tė Senatit.

Nė pėrputhje me tė lartpėrmendurėn, edhe njėherė duam tė theksojmė se gjithė procesi i shkarkimit tė paligjshėm tė Rektorit dhe anėtarėve tė Senatit tė USHT-sė vazhdon, nė kuadėr tė instuticioneve kompetente shtetėrore dhe gjyqėsore nė pėrputhje me dispozitat ligjore tė R.M-sė dhe nė pikėpamje tė thyerjes brutale tė pacenueshmėrisė tė autonomisė sė Universitetit dhe lirive akademike, tė cilat janė tė garantuara me Kushtetutėn e R.M-sė.

Jemi tė sigurtė nė pėrfundim pozitiv tė kėtij procesi si dhe mbrojtjen e tė drejtave tė Rektorit Prof. Dr. Agim Vela dhe anėtarėve tė Senatit e me atė edhe tė autonomisė sė Universitetit, si e drejtė e garantuar kushtetuese.


Zyra pėr Informim pranė

Rektoratit tė USHT-sė




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=2012