Falsifikime dhe aktivitete klandestine qė rrėnojnė USHT-nė

Data 18-08-2009 2:32:23 | Tema: Lajme

TETOVĖ, 17 GUSHT - Struktura udhėheqėse paralele e USHT-sė e drejtuar nga prof.dr. Agim Vela ka akuzuar udhėheqėsinė aktuale nė kėtė universitet pėr organizimin e aktiviteteve klandestine, duke falsifikuar shkresat e Drejtorisė sė Seminarit tė Albanologjisė

“Njėfarė drejtorie fantom e vetėquajtur e Seminarit te Albanologjisė nė mėnyrė klandestine u ka shpėrndarė njėfarė ftese disa institucioneve dhe individėve gjoja pėr organizimin e SEMINARIT III NDĖRKOMBĖTAR TĖ ALBANOLOGJISĖ, nga data 23 deri 28 shtator 2009 nė Shkup, tė nėnshkruar nga njė person ilegjitim Dr.sc Fehari Ramadani.
Kjo fare shkrese, nga ana pėrmbajtjesore, ėshtė kryekreje kopjim dhe plagjiat i shkresės sė Drejtorisė sė Seminarit te Albanologjisė, qė kjo ua kishte dėrguar tė interesuarve pėr pjesėmarrjen nė Seminar nga data 1 qershor 2009, dhe sė cilės i janė pėrgjigjur mbi 100 pjesėmarrės; e nga ana procedurale ėshtė e paligjshme, sepse docenti Agron Reka, i nominuar dhunshėm ushtrues i detyrės rektor i USHT, dhe stafi i tij po ashtu i dhunshėm nuk kanė kurrfarė kompetencash ligjore tė shkarkojnė Drejtorinė legjitime tė Seminarit Ndėrkombėtar tė Albanologjisė dhe tė emėrojnė drejtori fantome”, theksohet nė reagimin e bėrė nga prof.dr Agim Vela dhe Drejtoria aktuale e Seminarit Ndėrkombėtar tė Albanologjisė, e kryesuar siē thuhet nga albanologu Prof. dr. Qemal Murati, profesor i rregullt (ordinar) nė USHT dhe autor i mė se 30 veprave shkencore nga albanologjia, ėshtė zgjedhur nė mėnyrė tė rregullt procedurale nga Rektorati i USHT me mandat 4-vjeēar (2007-2010).

Kėshilli Drejtues i Seminarit Ndėrkombėtar tė Albanologjisė njofton pjesėmarrėsit e ftuar dhe opinionin publik se, pėr arsye tė rrethanave tė krijuara nė USHT, (mosfinancimit nga ana e qeverisė sė Gruevskit, ndėrkohe kjo qeveri financon Seminarin e Maqedonishtes me para tė majme) SEMINARI III NDĖRKOMBĖTAR I ALBANOLOGJISĖ do tė mbahet sė afėrmi (data do tė caktohet mė vonė), dhe se "Seminari paralel" nė Shkup nuk pėrfaqėson asgjė, pėrveēse njė argėtimi pa vlerė dhe limonadė mashtruese.

“Me njė akt tė kėtillė tė drejtorisė fantom, ku nė vend tė konsolidimit kemi deformime tė thella nė USHT, udhėheqja e dhunshme e USHT po pėrpiqet tė degradojė dhe tė shkatėrrojė edhe njė institucion shumė tė rėndėsishėm, sikundėr ėshtė Seminari Ndėrkombėtar i Albanologjisė, por as nė kėtė projekt nuk do t`ia dalė mbanė. Tendencat pėr ta pėrvetėsuar dhe shpėrvetėsuar kėtė Seminar nė mėnyrė tė paligjshme e nga drejtues tė paligjshėm anonimė, me vjedhje projekti, do tė jetė edhe njė lende e re pėr gjykatėn dhe njė vetėmashtrim pėr dhunuesit e USHT”, thekson Drejtoria e Seminarit Ndėrkombėtar tė Albanologjisė si dhe kabineti i rektorit tė USHT-sė, prof. dr. Agim Vela.



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=2020