Liman Kurtishi mbron Serafim Tomovski-n

Data 24-08-2009 2:03:31 | Tema: Lajme


TETOVĖ, 22 GUSHT - Ligjėruesit dhe dekanėt e USHT-sė kanė mbetur tė shtangur kur tė premten kanė parė qė nė xhirollogaritė e tyre ka arritur vetėm gjysma e rrogės e cila sipas burimeve brenda USHT-sė nė tė kaluar vinte edhe me vonesė prej deri nė 15 ditė.

“Pėr muajin Korrik kemi marrė vetėm gjysmėn e rrogės, jam konsultuar edhe me kolegėt dhe mė thanė qė kjo ka ndodh edhe me dekanėt dhe ligjėruesit e tjerė.

Nuk e dimė dhe askush s’na tregon pse ndodh kjo, por pėrgjegjėsinė duhet ta mbajė Serafim Tomovski I cili pėr disa vite me radhė udhėheq me financat e USHT-sė dhe askush s’ka guxim as ti kėrkoj llogari.
E pakta qė mund tė bėjnė nė kėtė rast ėshtė ta shkarkojnė nga detyra sepse kjoė shtė kryekėput pėrgjegjėsia e tij”, thotė pėr “LAJM”, njė burim brenda USHT-sė I cili kėrkoi tė mbetet anonim pėr shkak, siē thotė ai I rrezikohet vendi I punės. Por nga USHT mbrojnė Serafim Tomovskin nga kjo pėrgjegjėsi duke hedhur kompetencat tek stafi menaxhues ndėrsa dhe vetė numri njė I shėrbimit tė kontabilitetit tė USHT-sė, Mr.Liman Kurtishi ku merė pėrgjegjėsinė mbi vete.

“Prej nga vijnė ato dezinformata, montazhe, gėnjeshtra, bėma dhe gjėma ėshtė punė e atyre. Unė si pėrgjegjės I shėrbimit tė kontabilitetit tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės ju them me kompetencė qė politikėn financiare dhe material tė USHT-sė e udhėheq stafi drejtues I USHT-sė nė krye me Doc.DrAgron Reka.

Mund tju them qė nė kuadėr tė ekipit pėr menaxhim me aspektet financiare pėrgjegjės jam unė Mr.Liman Kurtishi”, deklaroi pėr “Lajm” Kurtishi. Pėr uljen e pagave pėr 50 % gjatė muajit Korrik, Kurtishi tha se edhe pėr muajin Gusht paga do jetė e tė njėjtit nivel, por kjo pagė sipas tij ėshtė e nivelit 100 pėrqind tė pagave qė garanton Buxheti I Republikės sė Maqedonisė, tė implementuar pėrmes Ministrisė tė Arsimit e qė I dedikohet Universitetit Shtetėror tė Tetovės, ndėrsa pjesa tjetėr e pagės sipas tij ishte siguruar nga vetėfinancimi I USHT-sė. “Nėse dikush manipulon me zbritje pagash deri nė 50 % unė ju them qė ato janė mjete financiare tė cilat tė punėsuarit I kanė marrė nga mjetet e vetėfinancimit.

Buxhetin e Universitetit Shtetėror tė Tetovės , sa I pėrket pjesės sė mjeteve tė vetėfinancimit e kemi gjetur jo tė zbrazėt por nė njė borxh prej rreth 1 milion euro, nėse doni mė saktėsisht prej 960 mijė euro. Kėshtu qė pėrderisa tė sigurojmė mjete financiare si nga buxheti ashtu edhe nga vetėfinancimi profesorati dhe personeli administrative teknik do tė paguhet nė nivelin e 100 pėrqindshit tė pagave qė garanton buxheti republikan.”, deklaroi Liman Kurtishi udhėheqės I shėrbimit tė kontabilitetit tė USHT-sė.

Mė tej ai thotė se rritje tė pagave do tė ketė por e gjithė kjo pasi tė mbulohen tė gjitha “gjėmat e bėmat qė ka bėrė stafi paraprak”. “Tash pėr tash mund t’ju them vetėm kaq dhe jam I kėndshėm qė tė ballafaqohem mė kė do qoftė pavarėsisht nga pozicioni politik e praktik qė ka nė ushtrimin e detyrės qė nga Qeveria e deri te partitė politike”, tha Kurtishi.(A.Z)



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=2025