USHT, plotėsohen 60 pėr qind e vendeve tė lira

Data 26-08-2009 5:17:55 | Tema: Lajme

TETOVĖ, 26 GUSHT - Nė Universitetin Shtetėrorė tė Tetovės (USHT) u publikuan listat e para tė studentėve qė kanė plotėsuar kushtet dhe janė regjistruar nė fakultetet e USHT-sė, ndėrsa kjo listė siē bėjnė tė ditur nga zyra pėr informim e saj, nuk ėshtė pėrfundimtare dhe regjistrimi do vazhdojė edhe gjatė ditėve nė vijim. “Deri mė tani janė plotėsuar mbi 60 pėr qind e vendeve tė parapara me konkurs, regjistrimi do tė vazhdojė, do tė ketė afat tė dytė dhe tė tretė pėr ato fakultete dhe drejtime ku do tė ketė vende tė lira”, tha Selam Sulejmani.
Sipas konkursit tė publikuar, afati i dytė i regjistrimit nė USHT do tė fillojė nga 2 deri mė 4 shtator, kur do tė bėhet paraqitja e kandidatėve dhe mė 12 shtator do tė bėhet regjistrimi i studentėve nė vendet e lira. Nėse edhe mė tej nuk mbushet numri i studentėve tė paraparė me konkurs pas kėtij afati do tė hapet edhe njė afat i tretė. USHT nė vitin akademik 2009/2010 nė tė gjitha fakultetet dhe programet studimore do tė pranojė 4360 studentė, prej tyre tė rregullt mė kuotė shtetėrore 2338, tė rregullt me vetėfinancim 1402 dhe 620 studentė me korrespodencė. Edhe kėtė vit ēmimet pėr studim nė USHT sillen nga 300 deri nė 1000 euro pėr semestėr pėr studentėt me vetėfinancim dhe 100 euro nė semestėr pėr studentėt me kuotė shtetėrore. Studentėt nga shtetet e tjera do tė paguajnė nga 300 euro pėr semestėr nė tė gjitha fakultetet pėrveē se nė programin studimor Mjekėsi e pėrgjithshme, Stomatologji dhe Farmaci, nė tė cilat pagesa e shkollimit ėshtė nė shumė prej 1000 euro pėr semestėr.

Nga: ARBEN ZEQIRI



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=2026