Universitetet si po i joshin studentėt

Data 26-08-2009 7:39:32 | Tema: Lajme

SHKUP, 26 GUSHT - Kanė mbetur edhe pak kohė deri nė fillim tė vitit tė ri akademik, ndėrsa universitetet po bėjnė ēmos pėr tė tėrhequr sa mė shumė studentė, duke ofruar kushte, programe studimore , cilėsi dhe oferta tė tjera.

Nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės pas ndėrhyrjes sė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės dhe instalimit tė udhėheqjes sė re, nuk janė shpalosur oferta dhe programe tė reja, pėrveē se gjendjes kaotike tė krijuar nė kėtė institucion me shkarkime tė dekanėve, largimin e njė numri tė tė punėsuarėve me kontrata tė skaduara si dhe probleme tė tjera, sidomos me planin e disperzimit tė disa fakulteteve nė disa qytete jashtė Tetovės
Ky problem i fundit tashmė ėshtė mė shqetėsues pėr USHT-nė, pasi qė Qeveria deri tani nuk ka bėrė asnjė pėrpjekje pėr tė siguruar kushtet e nevojshme pėr fakultetet nė qytetet tjera.

Prorektori i universitetit privat “Fon”, prof.dr. Osman Kadriu ka theksuar se nė universitetin e tyre kushtet objektive janė shumė tė favorshme dhe cilėsore pėr studentėt e rinj. “Universiteti disponon me hapėsira tė mjaftueshme dhe bashkėkohore, me njė kuadėr cilėsor pėr tė gjithė lėmitė”, ka theksuar prorektori Kadriu.

Universiteti “FON” e ka selinė nė Shkup, ndėrsa degė tė veēanta ose studime tė disperzuara ka nė qytetin e Strugės, Gostivarit dhe Strumicės. Prorektori Kadriu nėnvizon se para dy vitesh filluan edhe studimet pasuniversitare ose master. Por ai ėshtė fokusuar edhe nė risitė pėr studentėt e rinj, tė cilėt do tė kenė libra falas pėr studime. “Studentėt gjithashtu falas do tė kenė edhe uniformat e veēanta qė janė nė kėtė institucion si dhe studentėt e vitit tė parė do tė kenė njė laptop falas”, ka theksuar prorektori Kadriu.

Universiteti i Evropės Juglindore nė vitin e ri akademik 2009/2010 vazhdon me zgjerimin e ofertės akademike pėr studentėt nė tė tre ciklet e studimit.

Sipas udhėheqėsit tė departamentit pėr informim Demush Bajrami nė konkurs kėtė vit risi parashihen nė zgjerimet e programeve akademike, tė cilat ofrohen vetėm nė gjuhėn angleze. “Programi ofrohet nė kuadėr tė bashkėpunimit tė UEJL dhe Universitetit tė Londrės, kurse studentėt qė e pėrfundojnė kėtė program pajisen me diplomė tė dyfisht, atė tė UEJL dhe tė LSE ( London School of Economics) tė Universitetit tė Londrės”, ka theksuar Bajrami, qė sipas tij, UEJL ėshtė i pari universitet nė Maqedoni dhe rajon qė ofron diplomė tė dyfisht me Universitete prestigjioze botėrore.

Sipas tij, Universiteti i EJL nė bashkėpunim me Institutin Shoqėria e Hapur (OSI), Programi pėr pėrkrahje tė shkollimit tė lartė (HRSP) dhe Agjencionin Zviceran pėr zhvillim dhe bashkėpunim (SDC) ofron rreth 130 bursa pėr tė studiuar nė UEJL nė ciklin e parė tė studimeve. “Po ashtu nė kuadėr tė programit pėr ndihmė tė studentėve ekzistojnė edhe lehtėsime tė tjera financiare, si programi ‘Puno dhe Studijo” dhe lehtėsimi financiar pėr fėmijėn e dytė dhe tė tretė brenda familjesa qė studion nė UEJL, qė pėrfshinė lehtėsim financiar prej 15 % pėrkatėsisht 25 pėrqin tė pagesės sė shkollimit”, ka theksuar udhėheqėsi i departamentit pėr informim, Demush Bajrami. Edhe universitetet e tjera private nė Maqedoni ofrojnė kushte dhe variante tė ndryshme tė studimit pėr tė tėrhequr numėr mė tė madh tė studentėve.(INA)



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=2029